Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore i ka dorëzuar një raportin Lulzim Bashës, në atë kohë Kryetar Bashkia ku japin alarmin se venddepozitimi i Sharrës nëse nuk do të merren masa do të bllokohet deri në 2015.
Ishte Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai që bëri publike raportin që i është dorëzuar paraardhësit të tij Lulzim Basha, dhe ku kërkohej marrja urgjente e masave nga ana e Bashkisë për të gjetur një zgjidhje për plehrat e kryeqytetit.
“Në një raport që bën IFC. IFC i thotë Bashkisë tonë në atë kohë, 2013 administrata Basha. IFC thotë: “Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 013 maksimumi në vitin 2015. Pra, kur unë mbërrita në 2015 isha te afati i fundit që IFC thoshte që ky vend mund të mbajë venddepozitim”, tha Veliaj.
Por çfarë thotë raporti i plotë?
“Jetëgjatësia e dobishme c venddepozitimit ekzistues të Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 2013 - 2015, në varësi të cilësisë së funksionimit të venddepozitimit. Funksionimi efiçent i venddepozitimit është thelbësor për maksimizimin e jetëgjatësisë së dobishme të tij. Bashkia aktualisht nuk disponon njohuritë e nevojshme teknike, dhe as mjetet financiare për një funksionimin e përshtatshëm të venddepozitimit, e cila sjell humbjen e kapaciteteve të depozitimit si dhe një prodhim më të larte të ujrave të mbetura dhe shkarkimeve të gazit. Përveç kësaj, nevojiten mjete financiare të rëndësishme me qëllim që të ndërtohet pjesa e re e venddepozitimit, dhe Bashkia në këtë moment nuk ka hapësirë fiskale për ndërtimin e nevojshëm. Për këto arsye, Bashkia konsideron që Projekti duhet të financohet, permirësohet, të vihet në punë dhe të administrohet nga një investitor/operator kompetent në kuadër të një kontrate PPP të mirëhartuar dhe te financuar në mënyrë te besueshme. Duke patur këtë parasysh, transferimi i funksionimit dhe përgjegjësive për grumbullimin e mbetjeve dhe menaxhimin e venddepozitimit tek sektori privat duket një qasje e arsyeshme”, thuhet në raportin e IFC.
Dokumenti, raporti i IFC
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj: Tirana sot, më e pastër me 30% më pak shpenzime! Projektin e kërkuan edhe kryebashkiakët tuaj! Tabaku: Dhatë aprovim pa pyetur Këshillin Bashkiak
K.T.//ReportTv.al