Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj: Tirana sot, më e pastër me 30% më pak shpenzime! Projektin e kërkuan edhe kryebashkiakët tuaj! Tabaku: Dhatë aprovim pa pyetur Këshillin Bashkiak

22 Shkurt 2022, 09:34| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 15:23

  • Share

Për më shumë se 240 minuta kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj sot të gjitha pyetjeve, por herë pas herë edhe akuzave të shumta të deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me ccështjen e Inceneratorit të Tiranë.

Nw Komisionin Hetimor për Inceneratorët Kryebashkiaku është pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja. Me ironi, Veliaj tha se i njeh vetëm nga portalet, nga fotot me zyrtarin e PD, Gert Bogdani në Zimbabve. Sakaq, Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin e kryeqytetit me 39 euro për ton ndërkohë që sipas tij Tirana sot është më e pastër dhe 30% më lirë.

"Sa më shumë mbani, thesare do të dëgjoni për çfarë keni bërë. Basha i shkruan Berishës që ta bëjmë landfillin për 37 euro/ton. Ne e kemi 29 euro/ton, 30% më pas seç kërkonte ta bënte Basha. Basha ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se humbi qeveria. Në 2013 është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore kur Basha ishte në bashki.  Jam përgjigjur vetëm për Bashkinë e Tiranës në shkresën time", tha Veliaj teksa paraqiti edhe dokumentin. 

Gjatë batit në mbledhje, Veliaj deklaroi se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin. Veliaj i kërkoi Tabakut që të mos dëgjojë Monika Kryemadhin dhe të mos gënjejë, pasi është edhe e dënuar për shpifje nga gjykata. Sipas tij  sot Tirana është më e pastër, është Kryeqyteti Europian i Rinisë. 

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e akuzoi Veliajn  se Bashkia Tiranë ka dhënë një tender një monopoli për dherat në konsecionarin e Tiranës. Ndërsa Veliaj i është përgjigjur se kjo është marrëdhënie private dhe nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak kur marrëdhënia është private. Gjithashtu Tabaku e ka pyetur Veliajn se pse sipas saj ka autorizuar një angazhim kontraktor pa miratimin e Këshillit Bashkik. Veliaj tha se nuk ka një autorizim të tillë, duke i kujtuar Tabakut se një gjë të tillë e kanë bërë kryebashkiakët demokratë të Kavajës dhe Vorës. 

Ora 14:23
Veliaj-Tabakut: Bashkëpunëtori i Dukës të tregojë nga i çon lekët që merr si supervizor i inceneratorit, paguhet sa 'frëngu pulën'

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke folur në Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët lidhur me afatet për përfundimin e projektit ka deklaruar se kjo i përket supervizorit të kontraktuar nga kompania koncensionare. Bëhet fjalë për Arben Dervishaj, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, pasi është dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Veliaj thotë se ai duhet të vijë të jap llogari këtu se ku i çon lekët.

“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes të merrem me bullona e me furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri që është supervizori.  Tani që gara për FSHF është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit . Të vijë këtu si burrat e te mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF", tha Veiaj.

Sipas të dhënave të publikuara në media së fundmi Arben Dervishaj ka përfituar plot 740 mijë dollarë për konsulencën e dhënë për inceneratorët.

Ora 12:23
Veliaj nxjerr në Komision raportin e IFC, kur Basha ishte kryetar bashkie: Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës deri në 2015

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore i ka dorëzuar një raportin Lulzim Bashës, në atë kohë Kryetar Bashkia ku japin alarmin se venddepozitimi i Sharrës nëse nuk do të merren masa do të bllokohet deri në 2015.

Ishte Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai që bëri publike raportin që i është dorëzuar paraardhësit të tij Lulzim Basha, dhe ku kërkohej marrja urgjente e masave nga ana e Bashkisë për të gjetur një zgjidhje për plehrat e kryeqytetit.

“Në një raport që bën IFC. IFC i thotë Bashkisë tonë në atë kohë, 2013 administrata Basha. IFC thotë: “Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 013 maksimumi në vitin 2015. Pra, kur unë mbërrita në 2015 isha te afati i fundit që IFC thoshte që ky vend mund të mbajë venddepozitim”, tha Veliaj.

Por çfarë thotë raporti i plotë?

“Jetëgjatësia e dobishme c venddepozitimit ekzistues të Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 2013 - 2015, në varësi të cilësisë së funksionimit të venddepozitimit. Funksionimi efiçent i venddepozitimit është thelbësor për maksimizimin e jetëgjatësisë së dobishme të tij. Bashkia aktualisht nuk disponon njohuritë e nevojshme teknike, dhe as mjetet financiare për një funksionimin e përshtatshëm të venddepozitimit, e cila sjell humbjen e kapaciteteve të depozitimit si dhe një prodhim më të larte të ujrave të mbetura dhe shkarkimeve të gazit. Përveç kësaj, nevojiten mjete financiare të rëndësishme me qëllim që të ndërtohet pjesa e re e venddepozitimit, dhe Bashkia në këtë moment nuk ka hapësirë fiskale për ndërtimin e nevojshëm. Për këto arsye, Bashkia konsideron që Projekti duhet të financohet, permirësohet, të vihet në punë dhe të administrohet nga një investitor/operator kompetent në kuadër të një kontrate PPP të mirëhartuar dhe te financuar në mënyrë te besueshme. Duke patur këtë parasysh, transferimi i funksionimit dhe përgjegjësive për grumbullimin e mbetjeve dhe menaxhimin e venddepozitimit tek sektori privat duket një qasje e arsyeshme”, thuhet në raportin e IFC.

Dokumenti, raporti i IFC

Ora 12:21
Veliaj-Tabakut: Nuk të vjen turp, t'i çon pyetjet me mesazh Desada! Deputetja: Nikolla të reagojë, janë marrë kamerat e Kuvendit

 

Një tjetër debat i ashpër gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor mes kryebashkiakut Veliaj dhe deputetes Tabaku. Veliaj i tha Tabakut se anëtarja e zgjedhur e AMA-s, ish-këshilltarja mediatike e Bashës, Desada Metaj i ccon pyetjet në celular. Tabaku kërkoi reagimin e kryetares së Kuvendit që të japë shpjegim se si i mori pamjet e kamerave të Kuvendit.

Veliaj: Goc Samiu dhe t'i çon mesazhet Desada. Po nuk të vjen turp?

Tabaku: Kamerat e Kuvendit lexojnë celularët e deputetëve në Kuvend. I kërkoj kryetares së Kuvendit që të marrë masa menjëherë për kamerat e Kuvendit. Keni marrë kamerat e Kuvendit që lexojnë mesazhet. Kamerat e gazetarëve.

Ora 12:03
'Nuk i shes unë shokët e partisë', Veliaj-demokratëve: Ne nuk i përzëmë me shkelma drejtuesit! Unë e Rama pastruam plehrat e 8 janarit

 

Në debatin me Tabakun dhe demokratët e tjerë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Veliaj i kujtoi atyre përplasjen brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Basha.

"Në dallim nga ju që përzini me shqelma drejtuesit, unë e kam për nder që kam Edi Ramën drejtues. Mos më tregoni adhurimin për drejtuesit pasi i nxirrni me shqelma, dhe unë e Edi Rama duhet të pastrojmë edhe mbetjet tuaja pas 8 janarit. Unë nuk i shes shokët e partisë", tha Veliaj.

Ora 11:55
Erion Veliaj-Tabakut: O mavri, thërrisni Bashën këtu, jeni stan me lepuj! Deputetja: Po bën llaxore këtu

 

Debati mes Kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku dhe kreybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i ka kaluar shpesh kufijtë.

Tabaku: Ju e keni miratuar në mars. Buxhetin e ke miratuar 6 muaj më pas. Nuk ke pasur buxhet. Është shkresë shtatori ne po flasim për marsin e 2017.

Veliaj: Po ca presioni kam unë o mavri. Se të kam mundur në gjykatë. Qetësohuni. Jam parimisht dakord kam thënë në mars dhe kam kërkuar Këshilli Bashkiak të miratojë buxhet se toka ka qenë e Shtetit.

Tabaku: Nuk të nderon fare të bësh si llaxhore këtu. Pse gënjeve në këtë komision.

Veliaj: Ju ftoni Edi Ramën dhe jo Lul Bashën ku në 2013, pa këshillin miraton këshillin e fizibilitetin. Lul Basha i merrte pa këshillë.

Tabaku: Thërriteni në komision. Pse gënjyet.

Veliaj: Do të të mund në gjykatë. Për shpifje. Të nxori gjykata shpifëse. Apo kontraktori i vilës tënde. E di që je në ndërtim.

 

Ora 11:40
Jorida Tabaku: Janë dhënë 45 mln një monopoli për dherat për kocensionarin e Tiranës! Veliaj: Është marrëdhënie mes privatëve

 

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e akuzoi Veliajn  se Bashkia Tiranë ka dhënë një tender një monopoli për dherat në konsecionarin e Tiranës.

"Erdhi drejtori i Agjencisë Kombëtare te Territorit dhe tha qe ka një monopol për dherat ne Tiranë.   Ku e ke te bazuar i thamë ne?  Ai tha “ma ka sjelle Bashkia e Tiranes me nje harte qe ne e kemi këtu.  Dhe e kemi administruar si provë. E pyetem, sa leje ka dhënë Bashkia Tirane?  Ai tha “Vetem nje”. Kjo pra është monopol.

Është dhënë një monopol për dherat dhënë për kocensioinarin e Tiranes, ne shtese te kontratës qe nuk është llogaritu ne kontrate, 45 mln euro, sipas librave te shitje-blerjes se kompanisë, qe ky komision e ka administruar si prove.  Ne cilin vendim te Këshillit Bashkiak, cila germe mund t’i referoheni per kete vendim?", tha Tabaku.

Ndërsa Veliaj i është përgjigjur se kjo është marrëdhënie private dhe nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak kur marrëdhënia është private.

"Pyetja është njësoj sikur Belindi të shesë laptopin që ka, e ti thua vendim këshilli, është marrëdhënie mes privatit. Në këtë qytet ka vetëm me këshill kombëtar vetëm një vend. Ke fusha e Aviacionit, te pallatet që zonja me të drejtë thotë jemi familje ndërtuesish, e shumë mirë", tha ai. 

Ora 11:30
Veliaj në Komision Hetimor: Tirana është më e pastër sot, edhe 30% më lirë se Luli

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin e kryeqytetit me 39 euro për ton ndërkohë që sipas tij Tirana sot është më e pastër dhe 30% më lirë.

"Sa më shumë mbani, thesare do të dëgjoni për çfarë keni bërë. Basha i shkruan Berishës që ta bëjmë landfillin për 37 euro/ton. Ne e kemi 29 euro/ton, 30% më pas seç kërkonte ta bënte Basha. Basha ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se humbi qeveria. Në 2013 është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore kur Basha ishte në bashki.  Jam përgjigjur vetëm për Bashkinë e Tiranës në shkresën time", tha Veliaj teksa paraqiti edhe dokumentin. 

Nnë gusht të 2013, Lulzim Basha nis tratativat lidhur me menaxhimin e plehrave të qytetit nga privatët. Kontrata në atë kohë nga Basha kishte si çmim për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve 37 euro për ton, ose e thënë më thjeshtë, 8 euro/ ton më shumw se sa menaxhohet tani kur kryeqyteti pastrohet 3 herë në ditë. Kontrata do të ishte 20-vjeçare duke bërë që fitimet të vijonin normalisht, pavarësisht se kush do të merrte më pas drejtimin e bashkisë apo të qeverisë.

Mjafton të lexojmë studimin e fizibilitetit që do i hapte rrugë kësaj kontrate të majme dhe që është firmosur pa hezitim nga kryetari i Bashkisë së asaj kohe Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës.
“Fizibiliteti i objektit vlerëson se koncesioni për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qytetit të Tiranës, nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare të projekteve të ngjashme, do të jepet për një periudhë mesatare 20-vjeçare, me një investim kapital total në afro 34.6 milionë euro dhe një kosto operacionale në 37 euro/ton. Vlerësimi i bërë në studim për pagesën koncesionare që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit vijon në 11,412.000 euro/vit – 12,382,000 euro/vit – 10,387.000 euro/vit, respektivisht për skenarët “base case”, “laë case”, dhe “high case”, thuhet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë së drejtuar nga Basha në atë kohë. Pra, sikurse mund të shihet, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që sot shprehet kundër menaxhimit të mbetjeve, e kish mbyllur me 37 euro/ ton. Me sa duket, kreu demokrat dhe Tabaku po vajton 8 euro për çdo ton plehrash nga projekti i firmosur prej atij vetë kur ishte Kryetar Bashkia.

Ora 11:23
Erion Veliaj zbulon shkresën e kryebashkiakut të PD në Kavajë, Isa Sakja: Jam pro inceneratorit, marr përsipër gjithë detyrimet çfarë duhet

Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky është pretendimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili në dëshminë sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët tha se Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim. Ai shkon edhe më tej, ku jo vetëm jep pëlqimin, por shpreh gatishmërinë për të plotësuar ccdo nevojë dhe paguar cdo kosto me qëllim realizimin e kësaj kontrate.

“Bashkia Kavajë ne perputhje mc kontraten e Koncensionit date 31.08.2017, mes koncensionarit Integrated Energy BV SPV" dhe Ministrise se Mjedisit "Per ndertim Landfilli Ineeneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tirane dhe prodhimin e energjise elektrike" ne menyre te parevokueshme dhe pa kushte pranojme dhe deklarojme se bashkia Kavaje eshte vene ne dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe dalin nga kontrata dhe anekset e saj per bashkine dhe sa me siper:

Angazhohemi per të gjitha detyrimet qe rezultojne si te tilla, per bashkine Kavaje, duke perfshire por pa u kufizuar ne kryerjen e te gjitha pagesave per depozitimin dhe perpunimin e mbetjeve, sipas çmimit 29 Euro per ton pa TVSHI dhe konform aneksit perkates, pergjate gjithe kohezgjatjes se marveshjes, ose cdo cmimi te modifikuar, konform dispozitavc të kontrates. Angazhohemi per te kryer të gjitha veprimet, dhe të permbushim te gjitha detyrimet, qc rezultojne nga kontrata, perfshire gjithashtu pa u kufizuar dhe asistencen ne procedurat e lidhura me ndertimin dhe funksionimin e vcprave( ashtu sic definohen ne kontrate), proceset e shpronesimit dhe angazhohemi të shmangemi nga cdo veprim qe shkon kunder dispozitave te kontrates, frymes se saj dhe anekseve te kontrates”, shkruan Isa Sakja në shkresën që e paraqiti në Komision Veliaj.

Lajm në përditësim...

Ora 11:15
Tabaku-Veliajt: Ke dërguar shkresë pa vendim Këshilli! Kryebashkiaku: Mos bëj si histerike

 

Debati në Komisionin Hetimor është shumë i nxehtë mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut. 

Tabaku: Nuk ke pasur buxhet. Pse keni autorizuar një angazhim kontraktor për miratimin e Këshillit Bashkiaj?

Veliaj: Qetësohu, pse bën si histerike? Unë nuk flas në emër të Këshillit Bashkiak. Kam thënë që jam paramisht dakord. Ndërkohë që kolegët e PD-së, Sakja dhe Ismaili, thonë vetë që jemi plotësisht dakord.

Tabaku: Gënjen në këtë komision, trego pse gënjen në këtë komision!

Ora 11:08
Veliaj-Tabakut: Je dënuar për shpifje, të kam mundur në gjyq! Kryetarja e Komisionit: Më lexo vendimin e Këshillit

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kujtuar deputetes së PD Jorida Tabakut, në debatin në komision se të jetë për përballjet mes të dyve, ai ka fituar në gjyq ndaj saj. Kryetarja e Komisionit i ka thënë që të lexojë vendimin e Këshillit Bashkiak.  

Pjesë e debatit:

Tabaku: Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Ti mund të bësh pyetjet, por jo përgjigjet e mia. Është e pandershme kjo që po bën. E fton tjetrin të dëshmojë. Po të jetë për përballljet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar sistematikisht për shpifje. (Tabaku i mbyll mikrofonin)

Tabaku: Zoti Veliaj më cito vendimin e Këshillit Bashkiak.

Veliaj: Mos ma hiq mikrofonin sepse je dënuar për shpifje. (Tabaku mbyll mikrofonin)

Ora 10:53
Veliaj-Tabaku debatojnë ashpër! Kryebashkiaku: Dëgjoni Monikën dhe bëheni gaz i botës! Deputetja: Jeni gënjeshtari më i madh në vend

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj në dëshminë në Komisionin Hetimor Parlamentar ka vijuar përplasjen e ashpër me Tabakun.

"Unë të kam mundur në gjyq dhe jeni dënuar për shpifje", tha ai.

"Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak", iu përgjigj Tabaku.

"Ja ku e keni vendimin e Këshillit Bashkiak. Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren", tha kryebashkiaku.  

"Ti je gënjështari më i madh në vend dhe më tregon mua gënjeshtra", tha Tabaku.

Ora 10:50
Inceneratorët/ Dëshmon Erion Veliaj, i drejtohet Tabakut: Ju gënjeni! Deputetja e PD: Dëshmitar përgjigju

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë debatuar ashpër që në fillim të dëshmisë së Veliaj.

- Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

- Veliaj: E  kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.

- Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?

- Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.

-Tabaku:  A keni pasur komunikim me telefon?

- Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD. Ju keni abuzuar. Unë jam betuar, ju jeni betuar që nuk do të gënjeni?

Tabaku: Dëshmitar, fokusohuni te pyetjet e mia. Unë jam betuar si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 22/02/2022 18:32

    PO komenti im ku eshte

    Përgjigju
  • artur: 22/02/2022 14:00

    HAJDUT I POSHTER,,,,,VETEM ME VJEDH E KANE NE MEND KETA PALACO,,,SI TE MAJTE SI TE DJATHTE,,,,VDEKSHI ME BUKE NE FYT,,,,ju mallkofte zoti aty ku ju dhemb me shume tek femijet....///PSE NUK NA DEL ME NE TELEVIZOR AI SHKERDHATA I GJATE RAMA ,,,,,SE NA CANTE B...EN PERDITE NE TELEVIZOR....///

    Përgjigju
  • Sifi: 22/02/2022 12:35

    Komisioni hetimor eshte krhyer ne estrade ku protagonistja eshte Tabaku.Eshte kryetare por jo prokurore duke arritur te ofendoj Veliajn qe e nxorri bllf f me dokumeta te rregullta . Po cfryhet balona politike e PD qe nis me vrull dhe sot populli po sheh kush eshte mashtruesi

    Përgjigju
  • Mondi: 22/02/2022 12:02

    Z.kryetar ti je para nje koomisioni parlamentar qe po te heton per korrupsion dhe jo duke shitur fiq te pzari I ri. Edhe sikur gabim te flase zonja nje kryetar bashkie duhet ne cdo moment te perfaqesoj kryetari dhe jo nje karagjoz sic jeni ju. Je kapur me duart ne thes qe te kane lene nervat?!

    Përgjigju
  • Eni: 22/02/2022 11:33

    Kam pas shume pritshmeri te larte si drejtues i ri por perfundimisht Veliaj eshte hajduti dhe mashteuesi me i madh qe egziston.Thjesht nje fytyr e qelbur qe vetem mashtron.

    Përgjigju
    • Endri: 22/02/2022 13:03

      Po ja numeron me dokumente. Mund ta kesh inat per shume gjera, por ate Tabak tarallaken (dhe hajdute) e xhiron si ti doje qejfi. E ka bere komisionin show per kryetarin e partise kjo politikane pa ide.

  • minushe: 22/02/2022 11:13

    kjo Jorida ta heq trurin .. sillet si zysh" :)

    Përgjigju
  • sajmir qorri: 22/02/2022 11:12

    Do te zejne haqet e robve o moter…m te saja do shkosh , do e ndash dhomen me ate qe ja fute nga mrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?