Veliaj-Tabakut: Bashkëpunëtori i Dukës të tregojë nga i çon lekët që merr si supervizor i inceneratorit, paguhet sa 'frëngu pulën'

22 Shkurt 2022, 14:23| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 14:42

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke folur në Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët lidhur me afatet për përfundimin e projektit ka deklaruar se kjo i përket supervizorit të kontraktuar nga kompania koncensionare. Bëhet fjalë për Arben Dervishaj, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, pasi është dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Veliaj thotë se ai duhet të vijë të jap llogari këtu se ku i çon lekët.

“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes të merrem me bullona e me furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri që është supervizori.  Tani që gara për FSHF është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit . Të vijë këtu si burrat e te mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF", tha Veiaj.

Sipas të dhënave të publikuara në media së fundmi Arben Dervishaj ka përfituar plot 740 mijë dollarë për konsulencën e dhënë për inceneratorët.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj: Tirana sot, më e pastër me 30% më pak shpenzime! Projektin e kërkuan edhe kryebashkiakët tuaj! Tabaku: Dhatë aprovim pa pyetur Këshillin Bashkiak


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?