Veliaj shoqërohet nga agjentët e BKH

Politikë

Veliaj nga qelia: Akuza haluçinante nga prokurori pervers! Veshjet online të blera për fondacionin kulturor të Xoxës, SPAK fryu shifrën! Berisha falje Dados, nuk e bënte pa një shërbim të madh

11 Shkurt, 16:47| Përditesimi: 11 Shkurt, 18:44

  • Share

TIRANË- Nga qelia në Bllokun e Sigurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish pas arrestimit të tij dhe akuzave të ngritura nga SPAK. Në këtë reagim të dytë, Veliaj thotë edhe njëherë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë lidhje me korrupsionin. E gjithë kjo histori, sipas Veliajt, është sajuar nga prokurori pervers i çështjet, që ndonëse nuk e përmend me emër lë të kuptihet se është Ols Dado. Pasi, në reagimin e një dite më parë, Veliaj tha se është fatkeqësi që akuzat paçavure i firmosi edhe prokurori tjetër i çështjes Altin Dumani.

Haluçinante i quan akuzat e ngritura ndaj bashkëshortores së tij se ka shpenzuar 860 mijë euro blerje online për veshje e bizhuteri. Veliaj thotë se të gjitha blerjet janë deklaruar dhe pretendon se SPAK ka fryrë shifrën. E madje, sipas Veliajt ato blerje janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të Xoxës dhe shkruan se gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre nuk janë gjetur as fustane mijëra euro, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë.

Veliaj dyshoi të jetë rastësi fakti që Olsi Dado është i vetmi i akuzuar si kriminel që Berisha i kërkoi falje.

"A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion", shkruan Veliaj. 

Veliaj ndalet edhe në seancat e marrjes në pyetje, kur thotë se prokurori pervers i tregonte se si kontrollonte gruan e tij në punë. Kryebashkiaku thotë se kur i thonte prokurorit që akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë të vërteta, prokurori “zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.”

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion. 

Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtoría: 11/02/2025 18:36

    Me ate avokat qe ke ti nuk del per qin vjet nga burgu! Urime kryetares re Ristani!

    Përgjigju
  • Ttt11: 11/02/2025 18:08

    Ti je nena e korrupsionit ne Shqiperi, bashki totalisht e korruptuar, gjithe katet e para shtese lokalesh se u merrnit gjoben, qytetaret vinin tende te shpia dhe u benit letrat per prokurori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?