Erion Veliaj dhe Sara Goxhaj

Politikë

Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, firmos nga qelia delegimin e detyrës së kryetares së Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhajt

20 Mars, 08:26| Përditesimi: 20 Mars, 12:27

  • Share

TIRANË- Erion Veliaj ka firmosur nga qelia delegimin e detyrës së kryebashkiakut për një tjetër nga nënkryetarët e bashkisë, Sara Goxhajt. Me këtë vendim të Veliajt largohet Anuela Ristani, të cilës Veliaj i delegoi detyrat pak ditë pas arrestimit.

Vendimi është firmosur të martën e 18 marsit dhe ka hyri në fuqi dje, teksa nënkryetarja e bashkisë Goxhaj do të kryejë përkohësisht detyrat e kryetares deri në një afat të pacaktuar.

“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në dokument.  

Ristani u komandua në këtë post një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt. Delegimi i detyrave tek Ristani ishte bërë me firmë të Veliajt dhe po me firmë të tij u “shkarkua” dhe kompetencat i kaluan Goxhajt.

Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Dokumenti ku Veliaj ia delgon detyrën Sara Goxhajt

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?