I tronditur nga vrasja e tmerrshme e biznesmenit Xhani Topalli në Rodos, vëllai i tij Christos u shpreh se ishte i bindur që diçka e keqe i kishte ndodhur pasi e dinte borxhin e hotelierit. Sipas vëllait, ishte me vlerë 100 mijë euro.
“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët, kuptova se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte profesionist dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe e donin”, tha Topalli.
Ndërsa avokatja e familjes Topalli e njihte 53-vjeçarin grek.
“Pronari i hotelit kishte takim me Xhanin para zhdukjes së tij. Ai hasi në shumë kontradikta në dëshminë e tij, prandaj besuam se kishte bërë diçka të keqe. Ai është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi kanë kryer krimin së bashku”, tha avokati.
Për paratë që i detyrohej Xhani Topallit, pronari i hotelit kishte firmosur edhe një dokument për njohjen e borxhit para avokatit.
“Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos borxhi. Pronari kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Xhenit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë. Në fakt, viktima më tha se 53-vjecari grek i kishte dhënë rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ishte edhe gabimi që ai bëri, pasi u ngritën dyshimet e familjes. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, tha avokatja Mina Tsekris.
Lajmi kryesor: