Kronikë

Burg për vëllezërit Muhaj, ushtruan dhunë ndaj hallës së tyre prej pronës (VIDEO)

15 Shtator 2019, 13:07| Përditesimi: 15 Shtator 2019, 13:56

  • Share

FIER- Vëllezërit Mariglen Muhaj dhe Artius Muhaj janë dënuar me burg pasi rrahën hallën e tyre dy ditë më parë për shkak të pronës.

Sot ata dolën  para trupit gjykues ku prokurori Genci Mane dhe gjykatësja Arta Duka kanë kërkuar masën e arrestit me burg për djemtë.

Përkatësisht  30 dhe 24 vjeç, banorë të lagjes  8 shkurti në  Fier, ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka. Vëllezërit u kapën në flagrancë dhe  kontrollit të shtëpisë së tyre u gjetën edhe disa fishekë luftarakë.

Vëllezërit Muhaj njihen si persona problematikë, ku sipas informacioneve nga banorët e lagjes, situata e tyre është përkeqësuar pas vrasjes së nënës së tyre nga babai Arben Muhaj në 20 janar të vitit 2015, për shkaqe xhelozie.

Sipas  policisë, ata  janë akuzuar per  veprat penale "Dhunë në familje",  "Mbajtja pa leje e municionit luftarak" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?