Enkeleid Dobi nuk është më trajner i Kukësit. Humbja në shtëpi 0-1 me Teutën në javën e 13 të Superligës ka sjellë edhe vendimin drastik për trajnerin. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i klubit, Naim Halili. Dobi u emërua në stolin e Kukësit në shtatorin e këtij viti, teksa 48 vjeçari durrsak bëhet trajneri i radhës që nuk i mbijeton vendimit të presidentëve. Vendi i tetë në 13 javë Superligë është shumë pak për verilindorët.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ndryshimet e trajnerëve japin efekt, Teuta fiton në Kukës! Laçi merr tri pikë në Ballsh, Enkeleid Dobi s'është më pjesë e verilindorëve! Erzeni dhe Partizani ndahen me 6 gola
S.Dh/ReportTv.al