Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është marrë vendimi për mbylljen e kolegjit universitar “Pavarësia”, i cili e ka ushtruar veprimtarinë në qytetin e Vlorës.
Me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave ndërsa vendosi mbylljen e kolegjit universitar “Pavarësia”, cakton ndaj tij disa detyrime.
"a) Të përgatisë dosjen për çdo student që nuk ka përfunduar programin përkatës të studimit, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) Të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit;
c) Të mbyllë të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në të gjitha ciklet e studimit ku ushtron veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;
ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e saj akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
dh) Të marrë masa që të heqë nga objekti i veprimtarisë së personit juridik në institucionin përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të regjistrimit dhe licencimit të biznesit fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor."
Vula e kolegjit universitar “Pavarësia” të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e kolegjit universitar “Pavarësia”, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/personit juridik privat që e përfaqëson, thuhet në vendimin e qeverisë.
Po diplomat qe kemi mare para kaq vitesh dalin te pavlefshme ?
PërgjigjuBen Tigri eshte Arben Ahmetaj qe leket ne Vlore i pastronte me hotele dhe universitetin ne Vlore me Ard Kinezin
PërgjigjuDhe cili eshte shkaku i mbylljes?
PërgjigjuU mbyll sepse Ad Cinezi qe s,ka len me pa helmuar ne Zvicer me mut pastronte leket e Ben Tigrit ne ate palo universitet
PërgjigjuPo ku e mban mend Adin ne Zyrih, ka qen vitet 1994-1998 ca memorie paske vella
E kush jan keta qe the se nuk I njohim? Ben tigri esht ai qe u burgos para pak kohesh ne itali ...ben qimja?