Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimet e inceneratorit të Elbasanit për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka që u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg dhe për ish-deputetin Alqi Bllako që u shpall i pafajshëm.
"Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend. I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë. E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal. Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës. Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë. Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë. Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë? A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha."
Lajmi kryesor:
Afera me inceneratorin e Elbasanit, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg ish-ministri Lefter Koka! Shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PS, Alqi Bllako
B.K//ReportTv.al