Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës, gjykata: S'ka prova që është goditur nga fadroma

9 Shkurt 2019, 11:39| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 16:45

  • Share

Ardit Gjoklaj i gjetur i pajetë në landfillin e Sharrës mund të jetë vrarë jashtë fushës së mbeturinave dhe trupi i pajetë i tij mund të jetë transportuar aty nga një mjet ende i paidentifikuar. Është ky një ndër argumentet e shkruara në vendimin nr.1170 datë 17 prill 2018 në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Gerdi Hoxha, ku bazuar në akt-ekspertimet sqarohet se viktima mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është hedhur aty për të humbur gjurmët. Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezultojnë se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill. “Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja/dëmtimet e para të kenë ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ekspertizën e mjekëve ligjorë.

Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës theksohet se sipas aktit të ekspertimit të pamjeve me nr.33, dt.16.01.2018 rezulton se, në orën 4:17:53 të datës 07.08.2017 duket në pamje nga drita që hedh një mjet i dyshimtë që vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet çfarë mjeti është. Ky mjet, sipas ekspertëve, qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet po në drejtim të ardhjes ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty.

“Nga akti i ekspertimit del se, mjeti fadromë gjatë këqyrjes së pamjeve filmike nuk u konstatua që të punojë tek vendi, ku është gjetur trupi i të ndjerit nga ora 02:52:20 deri në orën 14:17:21 të dt.07.08.2018, për pamjet që janë vendosur në dispozicion”, shprehen ekspertët. Gjykata ka pyetur ekspertët edhe në lidhje me mekanizmin e funksionimit të mjetit fadromë dhe mekanizmit të lëvizjes së tij me zinxhirë, si dhe dëmtimeve që janë konstatuar te viktima të evidentuar nga ekspertët mjeko-ligjore.

 Ata janë shprehur se nëse viktima do të ishte dëmtuar nga mjeti fadromë, dëmtimet nuk do të ishin të kësaj natyre periferike, por të një kategorie shumë më të rëndë. Ekspertët kanë shpjeguar se “probabiliteti më i madh është që trupi i viktimës të të ndjerit të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier. Ky fakt shikohet dhe te mungesa e mbetjeve kockore, indit trunor dhe gjakut në vendngjarje, të cilat mungojnë në trupin e viktimës, flasin për faktin se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes së trupit.

 “Në trupin e viktimës nuk kishte sasi gjaku, kur një trup normal ka 5 litra gjak, ku kjo sasi gjaku ka humbur në vendin ku janë shkaktuar dëmtimet e para të viktimës”, thonë ekspertët, të cilët arrijnë në përfundimin se në këto rrethana bie çdo dyshim apo pretendim i organit të akuzës se mjeti i fadromës është futur në vendin ku është gjetur trupi i viktimës dhe se këto dëmtime janë shkaktuar pikërisht nga ky mjet.  Përgjegjës për ngjarjen në fjalë u ngarkuan punonjësit e firmës dhe fadromisti, të cilët u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithsesi, fadromisti Edmond Kollari u denua për mungesë të patentës përkatëse për manovrator. Fadromistit Edmond Kollari pak ditë më parë iu bë një atentat në rrugën "5 Maji" në kryeqytet (lexo këtu).

Vendimi i Gjykatës së Tiranës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jeton bythqir fadil BAJG gjoleka: 09/02/2019 19:19

    Ore po kriminelët e pd than që ktë djalin e shkret rafmet past e vrau Erion Veliaj. Po tani çfar do thon kriminelët zarat e salhet që kan dal kto prova. Apo s'quhet se si leverdis kriminelve të pd. O i mjeri djal që u bë dhe mish për top. Po po ka ZOT zoti mart hak për këtë djal . Kushdo qofshin fajtorët ZOTI i a thaftë duart e i pagofshin me jetën e fimve të tyre qelbësirat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?