Përmes një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, të bërë të ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vendoset se të gjithë ata që marrin pjesë në mënyrë vullnetare në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore do të marrin trajfim financiar.
"Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze", tha ministri Peleshi.
Lajmi kryesor:
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos e Roskovec! Ardi Veliu emërohet zv. ministër i MIE! Trajtim financiar vullnetarëve
K.T.//ReportTv.al