Për Lëvizjen Socialiste për Integrim vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se Ilir Meta ka mbrojtur demokracinë dhe interesin e vendit. Deputetja e LSI Erisa Xhixho shkruan se procesi i shkarkimit nga mazhoranca ishte politik.
"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit dëshmoj se Presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën ne ushtrimin e funksionit te tij në mbrojte të demokracisë , shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Si i vetmi institucion i pa kapur nga kjo maxhorancë, Kreu i shtetit i gjendur pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një Parlament monist i shërbeu vendit në mbrojtje të Kushtetutës. Procesi i shkarkimit nga kjo maxhorancë tregoi qartë për gjithë opinionin publik se ishte thjesht një proces politik , hakmarrës kundër parimeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës", shkruan Xhixho.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Kushtetueses për Metën, mazhoranca: S'ka shqiptar që s'e di që duhet shkarkuar! SPAK t'i hapë ato dosjet e vjetra si CEZ-DIA! LSI: Mbrojti demokracinë! Basha: Nuk komentoj
K.T.//ReportTv.al