Vendimi/ Ruçi u pret dietat deputetëve para zgjedhjeve

3 Mars 2021, 20:09| Përditesimi: 3 Mars 2021, 20:11

  • Share

Në një vendim të fundit që mban emrin e Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është vendosur që deputetëve tu pritet dieta, dhe pikërisht para nisjes së fushatës zgjedhore.  Sipas vendimit të miratuar nga Gramoz Ruçi, thuhet se deputetët nuk do u paguhen më shpenzimet për karburant, pagesa telefoni dhe bonus qiraje.

Kjo do të jetë e vlefshme nga data 25-mars deri më 25 prill, ku deputetët nuk do të përfitojnë më për shpenzimet e karburantit, dietat brenda vendit dhe qiranë e banesës.

Përjashtim do të bëhet vetëm në rast e gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të zhvillojë veprimtari në komisione parlamentare/ seancë plenare thuhet më tej në vendim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?