Vendoset shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu i I, Meta: Do kërkoj krijimin e dekoratës 'Mbretëresha Geraldinë'

1 Shkurt 2022, 14:16| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 15:54

  • Share

Presidenti Ilir Meta bëri me dije sot se ka vendosur t'i kërkojë bashkëpunimin Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Në Facebook, Meta shkruan se kjo dekoratë do të jetë në vlerësim dhe nderim të përkushtimit të Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë dhe se do t'u jepet grave që promovojnë vendin tonë.

"Kjo dekoratë, në vlerësim, në respekt dhe në nderim të përkushtimit, angazhimit dhe dashurisë së Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë, vendin që ajo nuk e harroi kurrë, do t’u jepet grave dhe vajzave të cilat jo vetëm e duan Atdheun me mendje e me zemër, por e shpalosin këtë dashuri në promovimin e Shqipërisë dhe vlerat tona historike, kulturore, përkatësinë e fortë europiane dhe trashëgiminë tonë të çmuar. Kjo dekoratë e lartë do të vlerësojë njëkohësisht, për merita të jashtëzakonshme, për shërbime të shquara dhe sakrifica të mëdha, për përkushtim, angazhim dhe kontribute të vyera në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin e pazëvendësueshëm të gruas në familje e në shoqëri e institucione dhe fuqizimin e kontributit të saj thelbësor në procesin e europianizimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian", shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”, Veliaj: Raporti mes Shqipërisë dhe Hungarisë, special! Princ Leka: U përmbush një amanet që vjen nga historia


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?