Kronikë

Vengu në terren, pas Dukatit, inspekton situatën e zjarrit në Shijak

21 Korrik, 23:44| Përditesimi: 22 Korrik, 07:09

  • Share

1753131212_zjarrshijak.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbitur në terren për të inspektuar situatën me zjarret. Nga Dukati, Vengu iu bashkua forcave zjarrefikëse dhe kryetarit të Bashkisë se Shijakut, Elton Arbana tek vatra e zjarrit në fshatin Shetël.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht është bërë izolimi i vatrës kryesore në fshatin Shetel, duke eliminuar rrezikun për banesat. Për shkak të pranisë së erës zjarri ka kaluar në anën e fshatit Kënetë, ku është përqëndruar pjesa dërrmuese e forcave me qëllim izolimin dhe fikjen e zjarrit.

“Informacion i orës 00:00, mbi situatën e krijuar nga zjarri në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak.

Vijon me intensitet të lartë puna në terren nga forcat zjarrfikëse të M.Z.Sh-së Shijak, të mbështetura nga M.Z.Sh-ja Durrës dhe Stacioni Zjarrfikës i Autoritetit Portual Durrës, si dhe strukturat e tjera vendore. Aktualisht është bërë i mundur izolimi në vatrën kryesore, në fshatin Shetel duke eliminuar rrezikun për banesat. Për shkak të pranisë së erës zjarri ka kaluar në anën e fshatit Kënetë, Njësia Administrative Gjepalaj ku është përqëndruar pjesa dërrmuese e forcave me qëllim izolimin dhe fikjen e zjarrit. Terreni vështirëson operacionin e ndërhyrjes.

Operacioni po ndiqet nga afër nga Ministri i Mbrojtjes Z. Pirro Vengu, Prefekti i Qarkut Z. Emiljan Jani, Kryetari i Bashkisë Shijak Z. Elton Arbana.”, njofton ministria.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 4 avionë nga Greqi e Italia ndërhyjnë në malin e Dukatit në Vlorë e ‘Liqenin e Luleve’! Flakë në Shijak e Bilisht, Vengu në terren


SI.E./Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?