Sociale

‘Veri-Jug’/ Bariu nga Tragjasi mban mbi 200 krerë bagëti: Me blegtori e sigurojmë jetesën

23 Shkurt, 14:30| Përditesimi: 23 Shkurt, 14:46

  • Share

Tragjasi, një fshat i lashtë në jug të Vlorës, vjen në Veri Jug me historinë e bariut Zoto Troqe.

Qysh fëmijë ai u lidh me bagëtitë e familjes, me delet autoktone dhe disa dhi të kuqe, zanat dhe punë me të cilën u burrërua, mbajti ekonomikisht familjen, shkolloi fëmijët dhe sot, në kullotat e familjes dhe kullotat e mara me qira, mban mbi 200 krerë bagëti.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Ora 14:41
Drejtoresha e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në këtë rreth

Drejtoresha e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në rrethin e Vlorës

Doktorja e shkencave biologjike Aulona Veizi, drejtoreshë e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, flet për gjendjen e blegtorisë në rrethin e Vlorës, politikat mbështetëse për fermerët e vegjël dhe fermerët e mëdhenj dhe kapacitetet deri në 17 mijë krerë bagëti në kullotat e fshatrave të Vlorës.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Ora 14:40
Blegtoria si jetesë prej qindra shekujsh, Zoto Troqe rrëfen jetesën përmes zanatit të bariut


Bariu Zoto Troqe, banor autokton në fshatin Tragjas të Vlorës, rrëfen historinë e tij dhe të familjes me jetesë përmes zanatit të bariut dhe blegtorit.

Ndiqni reportazhin “Tragjasi, fshati i lashtë në Vlorë”, premierë, të dielën ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

‘Veri- Jug’, çdo të diel ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?