Emisioni ‘Veri- Jug’ ka udhëtuar në qytezën antike ilire të Orikut, në brigjet e detit Jon.
Perla e kësaj qyteze të zbuluar vetëm tre vjet më parë është teatri antik me 500 ulëse, muri rrethues i qytezës, banesat e vjetra dhe limani epirot, vendi ku u ndeshën dy gjeneralët e mëdhenj romakë Jul Cezari dhe Pompeu.
Në vazhdim të reportazhit, jemi ndalur në bordin e anijeve të peshkimit dhe skafet turistike në Rradhimë, të mirëpritur nga Kapedan Baçi, peshkatari i vjetër me një histori interesante në jetën e tij.
‘Veri- Jug’, çdo të diel në Report Tv ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Sherif Dyrmishaj, i njohur si Kapedan Baçi, rrëfen sekretet e punës të grupit të peshkatarëve në Rradhimë, ku veç 7 anijeve të peshkimit, tash në bord janë afruar edhe disa skafe që shëtisin turistët vendas dhe të huaj në gjirin e Karaburunit dhe në Sazan.
‘Veri- Jug’, çdo të diel në Report Tv ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Hysen Abilaliaj, muzeolog në qytezën antike të Orikut, tregon Parkun Arkeologjik të Orikut dhe teatrin antik, ndërtuar 5 mijë vjet para lindjes së Krishtit.
‘Veri- Jug’, çdo të diel në Report Tv ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Komente
