Emisioni Veri-Jug në Report Tv ka ‘shtegtuar’ në stanet e Kaninës dhe është takuar me barinjtë e familjes Zanaj, që rrëfejnë trashëgiminë e një punë prej qindra vjetësh në fshatin e tyre.
Eksperienca e barinjve, stanet gjysme primitive dhe mungesa e mbështetjes nga shteti për ndërtimin e staneve te reja dhe ndërtimin e një rruge totalisht te amortizuar që vështirëson kontaktet e fermerëve dhe barinjve me tregun në Kaninë, Tiranë e Kosovë.
Asistencën dhe mbështetjen e Bashkisë së Vlorës për barinjtë e Kaninës e sjellin dr. e shkencave Aulona Veizi dhe kryetari i fshatit Bareq Sadiraj.
Doktorja e Shkencave Aulona Veizi, drejtoreshë dhe në departamentin e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, në ndjekje të punës së barinjve në kullotat e fshatit Kaninë, flet mbi zhvillimin e blegtorisë dhe marrjen e statusit “Blegtorët në shtegtime” nga UNESCO.
Bravo blegtoreve shume punetore Kaniniot<vend me histori dhe me bukuri natyrore te jashtezakonshme me detin prane.MIkepritje mbreselenese.
Përgjigju