Kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli ka reaguar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama. Ai i ka shprehur ngushëllimet kryeminstrit, ndërsa shkruan se dashuria për nënën është e pafundme dhe se një humbje e tillë është e pazëvendësueshme.
“Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij,” shkruan Veseli.
Lajmi kryesor: