Foto ilustruese

Vesi që rrit rrezikun e obezitetit në adoleshencë! Nuk është ushqimi

28 Gusht 2022, 17:21| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 17:22

  • Share

Sipas një studimi të ri, adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm janë në rrezik për të shtuar peshë, njësoj siç mund të ndodhë kur konsumohet një ushqim jo i shëndetshëm. Gjumi i pamjaftueshëm është një faktor që mund të ndikojë peshën trupore të adoleshentëve.

Sipas hulumtimit të paraqitur në Kongresin e këtij viti të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, ata që flenë më pak se tetë orë gjatë natës kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që flenë mjaftueshëm.

Hulumtimi përfshinte 1229 adoleshentë nga programi "SI!", i zbatuar në shkollat ​​e mesme në Spanjë. Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare 12 vjeç, të ndarë në mënyrë të barabartë vajza dhe djem. Ata u ndanë në tre grupe: ata që bënin gjumë shumë të shkurtër (më pak se 7 orë), gjumë të shkurtër (7 deri në 8 orë) dhe gjumë optimal (8 orë ose më shumë).

U zbulua se në moshën 12-vjeçare, vetëm 34% e pjesëmarrësve pushonin të paktën 8 orë, ndërsa kjo përqindje ra në 23% dhe 19% në moshën 14 dhe 16 vjeç respektivisht. Madje djemtë kishin tendencë të flinin më pak. Nga ana tjetër, adoleshentët që flinin më shumë kishin gjithashtu cilësi më të mirë të gjumit , që do të thotë se zgjoheshin më pak gjatë natës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?