Vetëflijimet tek 'Shefqet Ndroqi', policia-spitalit: Dritaret të bëhen me kangjella

2 Nëntor 2020, 20:09| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 20:23

  • Share

Dritaret e spitalit “Shefqet Ndroqi” njohur si Sanatoriumi duhet të bëhen me kangjella për të parandaluar vetflijimin e pacientëve të cilët pësojnë trauma gjatë kurimit të Covid-19.

Është kjo kërkesa e hetuesve dhe policisë së shtetit e cila do t'i referohet administratës së spitalit dhe ministrisë së shëndetësisë.

Report Tv mëson se hetuesit kanë arritur në këtë konkluzion pas tre vetëflijimeve të ndodhur në këtë spital përgjatë javëve të fundit.

Këtë të hënë ishte planifikuar edhe një takim i hetuesve me adminsitratën e spitalit, takim i cili është shtyrë për një tjetër moment.

Një ditë më parë u vetflijua pacienti i tretë një 52 vjeçar i cili sipas mjekëve skishte shfaqur asnjë shenjë depresive dhe prej një jave trajtohej në Sanatorium për Covid-19.

Ndërsa më herët janë shënuar edhe dy raste të tjera një 65 vjeçar nga Klosi dhe një i ri nga Durrësi 29 vjeç.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marseli: 30/11/2020 08:28

    Lerini mjetet e komunikimit te semureve te komunikojne me familjaret vetem ju i hiqni une isha i shtruar vete ne nje spital jashte dhe e kishim telefonin.kjo eshte nje nga pikat qe kane me problem te semuret.

    Përgjigju
  • ymeri: 02/11/2020 23:38

    NUK KA NEVOJE PER KANGJELLA NE SPITAL,,,VETEM I VENDOSET DOPIO XHAM DHE BLLOKOHEN QE TE MOS HAPEN NGA TE SEMURET,,,NUK KA NEVOJE PER KANGJELLA,,,DHE VENDOSNI AJER TE KONDICIONUAR...

    Përgjigju
  • Ore: 02/11/2020 22:00

    Nuk ju vjen turp. Po pse prap do hidhni tymnaja per te heq vemendjen nga rastet. A keni familjare vet mor ... Denoni mor fajtoret fajtorin fajtoren . Denoni mor ata vrases qe jane ne ate spital dhe nderoni viktimat dhe pjesen tjeter te mjekeve te paster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?