Kronikë
Top 24

Vetëvritet në kryeqytet gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj (Video nga vendngjarja)

2 Gusht 2018, 13:39| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 17:20

  • Share

TIRANË- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion stomatologe është vetëvrarë duke u hedhur nga një pallat në rrugën  Vaso Pasha" në kryeqytet. Burime policore i thanë gazetarit të Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të Vettingut.

Burime për Report Tv bënë me dije se 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj, nënë edhe e një vajzë 11-vjeçe, prej disa vitesh kurohej për shqetësimet psikike që kishte shfaqur. Madje në momentin e ngjarjes ajo ka qenë në banesën e prindërve të saj e cila është një kat më poshtë banesës së çiftit Hallunaj. Nga ky ballkon Enkelejda Hallunaj është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet t'i pinte. Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Pashko Vasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ora 14:29
E shoqja u vetëvra sot, çfarë tha dje gjyqtari Dritan Hallunaj (Video)

Sot Enkelejda Hallunaj, gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj u vetëvra. Dje para mediave, në përfundim të seancës së KPK Hallunaj tha se ndihej i lehtësuar. 

Gjyqtari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj u konfirmua dje nga KPK-ja, pas një procesi që siç e quajti vetë Hallunaj, ishte i vështirë dhe sfidues.

Pasi mori vendimin për konfirmimin në detyrë, Hallunaj tha: ”Falenderoj komisionin që më konfirmoi në detyrë. Keqardhje për kolegët që nuk u konfirmuan. Falenderoj mediat për pasqyrimin në kohë të të dhënave. Një proces i lodhshëm, i vështirë por kam marrë shumë leksione, nuk është vetëm një".

Komento

Komente

  • Limani: 04/08/2018 00:11

    Eshte e pa besueshme qe kjo ngjarje qeka vaj e semure psiqike u vete vra stomatologe Me tryele ne dore dhe me elevatorin te dora per te shkulur dhembin qe brenda minutit mund ta VRASE pacientin dentiste 10 vite e semure psiqike me femije 11vjec hidhet nga ballkoni shume e pa besueshme kjo histori PA INFLUENCEN E BURRIT DRITAN HALLUNAJ. INTERESANTE QE 99/100 e vdekjeve te grave ne familje jane nga burrat

    Përgjigju
  • Fredi DOBICI që bën LLAP LLAP gjithandej!: 02/08/2018 19:57

    E Shikoni O Popull , qê sado që VJEDHIN dhe GRABISIN këta PLEHRA , përsêri Gjërat Nuk i kanë "VAJ" në Shtëpi dhe Familje !!!!???? Nuk e Kuptojnë 'BUDALLENJTË" , që PARAJA NUK është gjithçka dhe NUK ështê PARAJA e GRABITUR e KRIMIT ajo që të Sjellë LUMTURINË në Vetvete dhe Familje !!??? Ky Rast Nuk është asgjë !!!! Prisni Prisni O Popull dhe do ja u Dëgjoni "KAKRISMAT" , që të gjithëve KRIMINELËVE të (PA)Drejtësisë së PLEPAVE të DURRËSIT bashkë me DOBIÇAT e POLITIKËS 28 VJEÇARE , që po ju DROGOHEN FËMIJËT që në moshën 13 Vjeçare dhe ato SHURRAT e tyre po bëjnë SEKS me ZEZAKË !

    Përgjigju
    • Fredi: 02/08/2018 21:28

      Fa-ik qetesohu, merr mjekimin dhe ndiq keshillat e psikiatrit. Nuk dua qe te perfundosh si kjo e mjera, prandaj merre shtruar.

  • Derri i butë dhe i pisonjos Alban Musa: 02/08/2018 19:17

    Të gjithe ata qe kan futur duart e ndyra diku dhe ju kan rene me qafe popullit fukara , do ta pesojne shume keq , heret apo vone , sepse kane marr me miljona mallkime. Ketu do jemi dhe do shikojme! Çdo gje do shpaguhet ! Edhe po nuk e pesuan vet , do ta pesojne edhe me keq tek Femijet e tyre me Semundje , Aksidente , Sherre , Duke Konsumuar Drogera the renda femijet ! Vidhni Vidhni! Ne PithteRobeve do shkoni qe te gjithe ju kriminelet e politikes , gjykatave dhe prokuroreve te korruptuar ! Kurrrre nuk do ti gezoni ato miljardat e Vjedhura .

    Përgjigju
  • Shqype: 02/08/2018 16:07

    Jete te nderlikume bejme ne shqiptaret. Sdin kush te shtyn e sdijme ke shtyjme. Si perfundim yrra ne emigrim

    Përgjigju
  • Ilo: 02/08/2018 16:01

    Keqardhje dhe ngushellime

    Përgjigju
  • Fredi: 02/08/2018 15:29

    Keqardhje per kete zonje dhe femijet e saj.

    Përgjigju
  • Erik: 02/08/2018 14:54

    Ngushellime femijeve dhe familjareve te tjere, keqardhje per aktin qe ka ndermarre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?