Kronikë

Vetëm 4 ditë nga hapja e Bypass-it të Vlorës, 227 shoferë gjobiten brenda 48 orëve, thyen rregullat e qarkullimit rrugor

20 Korrik 2021, 16:13| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:35

  • Share

VLORË- Prej 4 ditësh është hapur Bypass-i i Vlorës në kulmin e sezonit turistik me qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë. Dyndja e pushuesve ka vënë në pah dhe shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor në këtë aks.

227 shoferë janë gjobitur vetëm brenda 48 orëve pasi janë konstatuar nga kontrollet e ushtruar nga policia përmes dronëve e radarëve duke thyer rregullat. Përkatësisht 54 shoferë janë gjobitur për parakalim të gabuar, 44 për shkelje të semaforit, 51 për shpejtësi tej normave të lejuara, 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Me 16 korrik, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Insfrastrukturës, Belinda Balluku inspektuan hapjen e Bypass-it të Vlorës. Bypassi-i i Vlorës është hapur përkohësisht për sezonin turistik me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe uljen e trafikut përgjatë sezonit turistik. Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?