Tirana do të jetë staconi i radhës ku veteranët e UÇK do të protestojnë, pas Prishtinës e Hagës, në mbështetje të ushtrisë çlirimtare dhe ish krerëve të saj që ndodhen nën akuza për krime lufte. Kreu i Shoqatës së Veteranave të Luftës në Kosovë sqaroi përse u zgjodh Tirana për protestën e radhës.
"Tirana dhe Shqipëria kanë qenë mbeshtetësit më të mëdhenj të Uçk. Uçk gjenezën e ka në Shqiperi, këtu ku ndodhemi sot në Tiranë. Kjo nuk është vetëm çështje e disa individëve, por është çështje e të gjithëve ne, është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe të vërtetës sonë historike. Të ngrihemi si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët", tha kreu i OVL, Hysni Gucati.
Azgan Haklaj një nga organizatorët e protestës së 17 Tetorit bëri thirrje për pjesmarrje të shqiptarëve jo vetëm nga Shqipëria.
"Çlirimtarët ndodhen në Hagë përballë disa akuzave të fabrikuara, Radoiçiç ndodhet i lirë. Sot është një mision i rëndëishëm i shqiptarëve dhe iu drejtohem me një thirrje shumë vëllazerisht: Të gjithë sot jemi UÇk", tha Haklaj.
Kreu i OVL Gucati, vlerësoi punën e Tiranës zyrtare dhe angazhimin e vetë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në ndihmë të kauzës së UÇK dhe drejtësisë që kërkohet për ish krerët e saj.
"Tirana është duke bërë shumë për anëtarët e UÇK sidomos Kryeministri Edi Rama. Ne jemi dëshmitarë. Une kam qenë vetë në burg në Hagë dhe e di punën dhe aktivitetin e Tiranës që është duke u bërë. Ne e dimë se qeveria e Shqipërisë ka kërkuar një rezolutë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, që ta kenë e ta dërgojnë në Këshillin e Evropës, sepse ne nuk kemi të drejtë si shtet i Kosovës pasi nuk jemi të anëtarësuar, por une shpresoj që qeveria shqiptare do të vijojë të japë kontributin e vetë', përfundoi Gucati.
Në Hagë ka nisur mbrojtja e ish krerëve të UÇK në procesin gjyqsor ndaj tyre, për të cilin ata ndodhen në paraburgim prej 5 vitesh. Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte ndërsa mbrojtja e tyre pritet të përfundojë rreth mesit të muajit Nëntor..
Komente

PER C'FARE DO PROTESTONI O HAJVANE...KUSH KA VRARE DUHET DENUAR....NJERI ATJE NE SALLE NE HAGE..THA PO UNE KAM VRARE...OSE KUSH KA DHENE URDHER PER TE VRARE CIVILE DUHET TE DENOHET.....RAMA MENDONI SE DO JU SHPETOJE...RAMA DUHET TE RUAJE ME PARE VETEN E VET SE PO I VJEN BURGU VERDALLE....
PërgjigjuSHUMË MIRË DHE NË TIRANË POR PËRSE?NUK E KUPTOJ?
Përgjigju