Foto nga konferenca

Kosova & Rajoni

Vetëranët e UÇK protestojnë në Tiranë më 17 Tetor: Të mbështesim Thaçin e të tjerët, Rama po na ndihmon

29 Shtator, 13:54| Përditesimi: 29 Shtator, 16:10

  • Share

Tirana do të jetë staconi i radhës ku veteranët e UÇK do të protestojnë, pas Prishtinës e Hagës, në mbështetje të ushtrisë çlirimtare dhe ish krerëve të saj që ndodhen nën akuza për krime lufte.  Kreu I shoqatës së veteranave të luftës në Kosovë sqaroi përse u zgjodh Tirana për protestën e radhës.

"Tirana dhe Shqipëria kanë qenë mbeshtetësit më të mëdhenj të Uçk.  Uçk gjenezën e ka në Shqiperi, këtu ku ndodhemi sot në Tiranë. Kjo nuk është vetëm çështje e disa individëve, por është çështje e të gjithëve ne,  është çështje e dinjitetit, sakrificës dhe të vërtetës sonë historike. Të ngrihemi si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët", tha kreu i OVL, Hysni Gucati. 

Azgan Haklaj një nga organizatorët e protestës së 17 Tetorit bëri thirrje për pjesmarrje të shqiptarëve jo vetëm nga Shqipëria.

"Çlirimtarët ndodhen në Hagë përballë disa akuzave të fabrikuara, Radoiçiç ndodhet i lirë. Sot është një mision i rëndëishëm i shqiptarëve dhe iu drejtohem me një thirrje shumë vëllazerisht: Të gjithë sot jemi UÇk", tha Haklaj.

Kreu i OVL Gucati, vlerësoi punën e Tiranës zyrtare dhe angazhimin e vetë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në ndihmë të kauzës së UÇK dhe drejtësisë që kërkohet për ish krerët e saj.

"Tirana është duke bërë shumë për anëtarët e UÇK sidomos Kryeministri Edi Rama. Ne jemi dëshmitarë. Une kam qenë vetë në burg në Hagë dhe e di punën dhe aktivitetin e Tiranës që është duke u bërë. Ne e dimë se qeveria e Shqipërisë ka kërkuar një rezolutë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, që ta kenë e ta dërgojnë në Këshillin e Evropës, sepse ne nuk kemi të drejtë si shtet i Kosovës pasi nuk jemi të anëtarësuar, por une shpresoj që qeveria shqiptare do të vijojë të japë kontributin e vetë', përfundoi Gucati. 

Në Hagë ka nisur mbrojtja e ish krerëve të UÇK në procesin gjyqsor ndaj tyre, për të cilin ata ndodhen në paraburgim prej 5 vitesh. Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte ndërsa mbrojtja e tyre pritet të përfundojë rreth mesit të muajit Nëntor..

A.I/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ISH USHTARAK: 29/09/2025 14:33

    SHUMË MIRË DHE NË TIRANË POR PËRSE?NUK E KUPTOJ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?