Bilbil Hasani

Vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg, ILD reagon pasi KLP i rrëzoi kërkesën për procedim të prokurores së çështjes: I ndjeri vuante nga një sëmundje, Kombi nuk bëri asnjë verifikim

17 Nëntor 2020, 20:42| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 20:46

  • Share

Pasi KLP rrëzoi me 7 vota pro dhe 2 kundër kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedim disiplinor ndaj magjistrates Elina Kombi e cila ishte prokurore e çështjes së Bilbil Hasanit i cili u vetëvra në paraburgim në 22 shkurt të 2020 pasi ishte arrestuar për vjedhjen e 1200 lekëve të reja, ka reaguar vetë ILD.

Me anë të një njoftimi për shtyp sqaron arsyet e procedimit disiplinor të kërkuar për prokuroren.

Në përfundimit të hetimit, ILD thekson se i paraqiti Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesë për procedim disiplinor ndaj magjistrates dhe propozoi masën “Vërejtje publike”, bazuar në gjetjet se magjistratja nuk ndërmori asnjë veprim për të verifikuar gjendjen shëndetësore të të ndaluarit, edhe pse u paraqit një vlerësim mjekësor, se personi vuan nga sëmundje e llojit “Skizofreni tipi Paranoid“.

Në njoftin ILD vijon të thotë se për një rast të tillë, Kodi i Procedurës Penale (nenet 43, 182, 259, 327/6 shkronja a, 328/1 dhe 329/a) e detyron prokurorin të kryejë një sërë veprimesh proceduriale, përfshi këtu edhe verifikimin e gjendjes mendore të të pandehurit.

Njoftimi i ILD.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve mbi arsyet e procedimit disiplinor të kërkuar për prokuroren e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, E.K., Inspektori i Lartë I Drejtësisë sqaron se hetimi ka nisur pas publikimit në media të vetëvrasjes së të ndaluarit Bilbil Hasani, në paraburgimin e 313.

Pas përfundimit të hetimit, ILD i paraqiti Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesë për procedim disiplinor ndaj magjistrates dhe propozoi masën “Vërejtje publike”, bazuar në gjetjet se magjistratja nuk ndërmori asnjë veprim për të verifikuar gjendjen shëndetësore të të ndaluarit, edhe pse u paraqit një vlerësim mjekësor, se personi vuan nga sëmundje e llojit “Skizofreni tipi Paranoid“.

Për një rast të tillë, Kodi i Procedurës Penale (nenet 43, 182, 259, 327/6 shkronja a, 328/1 dhe 329/a) e detyron prokurorin të kryejë një sërë veprimesh proceduriale, përfshi këtu edhe verifikimin e gjendjes mendore të të pandehurit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në pritje të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë rast, për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm.

Sonte ne repolitix: pjesa e pare / cfare roli ka patur Basha ne Unmik , a ka hetuar Basha UCK gjate kohes qe ka punuar ne UNMIK ne Kosove ? - interviste ne studio me Arben Mecejn- pjesa e dyte - vetem sot 694 raste me Covid - komiteti vendos masa shtese - lidhje me Mira Rakacollin kryetare e Komitetit Teknik , Pellumb Pipero dhe Kita Sallabanden.

Komento

Komente

  • Ben: 18/11/2020 09:18

    Prokuroret ne shqiperi jane me mendesi polici. Jane fatkeqesia e gjithe sistemit

    Përgjigju
  • Toni: 17/11/2020 20:51

    Robt ku ti ket dhe prokuroria dhe gjyqtaret e flliqur qe jan ber pal me lekun o fis qira

    Përgjigju
    • Tirana e re: 17/11/2020 21:38

      Tur metani, zari engjell agaces merret me magjistratë se me tjere nuk ka byth

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?