Gara e Formula 1 në Bahrein

Vettel triumfon edhe në Bahrein, Raikkonen i thyen këmbën mekanikut/VIDEO

8 Prill 2018, 19:14| Përditesimi: 8 Prill 2018, 19:47

  • Share

Ferrari dhe Sebastian Vettel triumfojnë edhe në garën e dytë të Formula 1, e zhvilluar në Bahrein. Piloti gjerman i kokëkuqes e ka festuar në mënyrën më të mirë garën e tij numër 200 në Formula 1, duke u bërë piloti i 18-të në histori që e arrin këtë shifër. 

Pas Vettel, janë renditur Bottas dhe Hamilton, me këtë të fundit që e ka nisur garën nga vendi i nëntë. Ka nisur keq gara për pilotët e Red Bull, të dy të tërhequr në xhiron e pestë. E kundërta ka qenë për Hamilton, kampionin në fuqi, i cili ka rikuperuar tri pozicione brenda së njëjtës xhiro. Vettel ka bërë ndalesën e parë në bokse në xhiron e 19-të dhe ka dalë në vendin e katërt pas kthimit në pistë, teksa Bottas ka marrë kryesimin.

Xhiroja e pit stop-eve ka nxjerrë Hamilton në vendin e parë dhe në xhiron e 26-të ka ardhur dyluftimi me Sebastian Vettel, me këtë të fundit që ka arritur të parakalojë anglezin dhe të marrë kryesimin. 

Befasia për Ferrari-n ka ardhur në xhiron e 36-të, me Raikkonen që ka qenë i detyruar të tërhiqet nga gara, pasi është nisur para kohe nga pit-stop, teksa goma e majtë e pasme nuk ishte fiksuar. Në nisje ka përplasur edhe një mekanik duke i thyer këmbën

Vettel ka arritur të mbajë mbrapa Botta-s, i cili është afruar shumë në 3 xhirot e fundit, por jo aq sa të realizonte parakalimin. Pas garës së stome, Vettel kryeson renditjen e përgjithshme me 50 pikë, ndjek Hamilton me 33, ndërsa në vendin e tretë e mban Bottas me 22 pikë.

Komento

Komente

  • Deutschland: 09/04/2018 19:30

    Super Vettel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?