Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shqyrtoi sot ankimimin e Komisionerit Publik për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen përpara nises së Vettingut. Trupa e KPA përbëhet nga Natasha Mulaj, kryesuese, Rezarta Schuetz, relatore dhe me anëtarë të Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Ish-gjyqtarja nuk ishte vetë e pranishme në seancë, ndërsa nuk kishte as përfaqësues ligjor, çka bëri që KPA të shtyjë vendimin për të për në 10 shtator. KPK vendosi më herët të pranojë dorëheqjen e Fanës dhe për rrjedhojë ndërpreu Vettingun ndaj saj, por Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, e ankimoi vendimin në KPA.
Mirela Fana dha dorëheqjen nga gjyqtare e Gjykatës së Lartë në janar të këtij viti, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut në radhët e gjyqësorit.
Mirela Fana

Seanca e sotme e KPA për ish-gjyqtaren Mirela Fana
Kronikë
Vettingu/ S'mori pjesë në seancë, KPA shtyn për në shtator vendimin për Mirela Fanën
Redaksia