TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Osmani e kishte kaluar shkallën e parë të vettingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit verën e vitit të kaluar, por në Apel u dërgua pas ankimimit nga Komisioneri Publik sipas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisineri Publike argumentonte se prokurori se nuk justifikon pasurinë.
Gentian Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi për të u lexua nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Vetë Osmani nuk bëri asnjë reagim pas vendimit ndërsa i shoqëruar nga familjarët e tij u largua duke përshëndetur mediat.
Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.
Edhe më herët një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shkarkuar në proceset e vettingut. Antoneta Sevadari ish-prokurore e Krimeve të Rënda, u zëvendësua në KLP nga Vate Staka.
Një tjetër vendim i rëndësishëm u dha nga vettingu këtë të mërkurë, duke konfirmuar në detyrë prokurorin e SPAK, Altin Dumani.
Ky vendim u prit me duartrokitja nga familjarët e Dumanit, i cili rezulton se është personi më i kuotuar për tu bërë drejtues i SPAK.
Vendimi për Dumanin ishte seanca e fundit në vetting për këtë sezon i cili u mbyll me 188 vendime nga KPK. 81 konfirmime në detyrë, 68 shkarkime nga detyra, 14 ndërprerje procesi, 8 pushime të procesit, 16 vendime për përfundim procesi dhe një vendim për pezullim dhe ridërgim prokurori në Shkollën e Magjistraturës.
Vettingu po “funksionon”.... Ja p.sh ky qe kerkoi te futej Saimir Tahiri ne burg, humb punen... Ata prokuroret qe kishin ceshtjet e pergjimeve te vjedhjeve te votave dhe nuk nisen hetime...ata e kaluan vettingun... Prandaj s ka frike nga reforma ne drejtesi qeveria...
PërgjigjuTe gjithe qe guxojn te dalin kunder qeverise te shkarkohen!! Sidomos ata me permasa te medha te barkut!!
PërgjigjuNje barkderr plepash me pak
PërgjigjuNejse tani ka kohe te bej palester te holloj qafen.
PërgjigjuGje me te trashe se ky nuk ka. Se si e ka marre diplomen ky qe me zor flet shqipen nje dreq e di!
PërgjigjuNje zagar berishist me pak.
Përgjigju