Në përgjigje të argumenteve të kreut të SPAK se mbingarkohen nëse marrin përsipër që të bëjnë vettingun në politikë, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se amendamente të PD-së kanë marrë parasysh edhe mbingarkesën dhe për këtë tha duhet të shtohen prokurorët si dhe buxheti për këtë institucion.
Alibeaj: Sot që flasim kryeni veprimtarinë administrative antimafia, OFL, komisionin e posaçëm të vlerësimit të kandidatëve, jo vetëm kaq, por edhe vettingun parmament të gjithë anëtarëve të BKH-së, prokurorëve, kontroll periodik mbi ligjshmërinë e pasurive të tyre... Ju kryeni veprimtari amdinistrative rëndom e të diversifikuar, në volum po e po, pres të më thoni numrin. Mungesa e stafit ndoshta dhe mungesa buxhetore, ju mbingakron!
Kraja: Pjesa e ligjit Anti-mafia nuk është administrative pasi lidhet me një aktivitet kriminal. Futet tek detyrat e caktuara me ligj. Na kanë mbingarkuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Është një procedurë e jashtëzakonshme. Monitorimi i vazhdueshëm, ka disa problematika. Por po mbingarkohemi me punë të tjera duke mos u fokusuar tek puna jonë...
Alibeaj: Po besoj se shqetësimi juaj për mbingarkesë vjen për ta bërë punën tuaj me cilësi...
Kraja: Mund të shkojë diku tek 200 punonjës në total shto edhe familjarë dhe të afërt, që ju nënshtohen verifikimit.
Alibeaj: Sipas një përllogaritje numri i subjekteve të vettingut në politikë është i njëjtë me vettingun që ju bëni. Të mirëkuptoj për faktin se jeni të mbingarkuar. Këta 200 deputetë e ministra, cilësisht nuk ndryshon asgjë. Është vetëm çështje njerëzish, e cila është e arsyeshme, por një iniciativë e tillë ka edhe paketën me staf e buxhet. Për ta çuar para këtë proces duhen njerëz. Lidhjet e politikës me krimin po tentojnë që të shtohen. Nga të dhënat statistikore janë bërë një mori kallëzimesh, por nuk ka përfunduar asnjë rast.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet kushtetuese, SPAK: Mos na përfshini në vettingun në politikë! Propozimi i PD krijon problem njëanshmërie dhe vlerësim të pasaktë
M.Q.//ReportTv.al