Aksidenti rrugor i ndodhur në Sarandë-Delvinë

Kronikë

Veturat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 persona të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët!

5 Korrik, 17:10| Përditesimi: 5 Korrik, 17:13

  • Share

Sarandë- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur ‘Shijan’, me pasojë 4 persona të plagosur.

Sipas burimeve policore, janë përplasur dy vetura me njëra-tjetrën kokë më kokë. Mjeti “Ford”, me targë AA240GE, me drejtues Leonard Begolli, 64 vjeç dhe mjetit tip ‘Benz’, me targë AB896TC, në pronësi të Alen Preçi.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur 4 persona që ndodheshin në bordet e mjeteve, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan me ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, informon se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shofer: 05/07/2025 17:23

    Parakalime rrotakaresh qe sjellin te tilla pasoja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?