Vija bregdetare e Durrësit, 42 kilometra e gjatë, ofron këtë sezon 128 hapësira për plazhe publike pa pagesë, Nga Gjiri i Lalzit tek Shkembi i Kavajes.
Në Plazhin e Madh, ku gjendemi sot me kameran e Report TV janë 52 hapësira për publikun, në Shkëmbin e Kavajës 34 te tilla, por pushuesit ankohen për mungesë pastrimi, tualete dhe dushe.
Task Forca e Durrësit dhe policia po ndërhyjnë çdo ditë për të liruar zonat e uzurpuara nga privati.
Për here të pare këtë verë, qytetarët mund të pushojne falas, me çadrat e tyre dhe në Jug të vendit. Saranda dhe Ksamili këtë sezon ofrojne 41 hapësira të lira.
Report TV sjell pamjet me dron, nga zona përballë tre ishujve, ku janë lënë 900 metra katrorë plazh public. Ndërsa në Sarandë janë Plazhi i Centralit dhe Plazhi i Ri.
Në Velipojë janë ndarë 34 parcela për plazhe publike që menaxhohen nga bashkia dhe 55 stacione plazhi private.
Bashkia e Shkodrës thotë se kete sezon pushuesit mund të zgjedhin mes plazheve publike falas dhe atyre me menaxhim, ku do të aplikohet së shpejti pagesa. Sakaq pushuesit kerkojne me shume pasterti.
Nga Jugu ne Veri, kete sezon shihet se eshte dyfishuar hapesira e plazheve publike, por institucionet ende nuk i kane pajisur ato me gjithe infrastrukturen e nevojshme.
*Informuan gazetarët: Artur Korriku, Limos Didani, Ergys Kavaja
Komente

Per hapsira publike ne plazhe kontrolloni ne gusht atehere kur te gjithe jane me pushime jo tani.
PërgjigjuNqs den sherbim paguaj, nqw den plazh te lire eshte normale te mos ket dushe. Pastertia duhet te garantohet gjithmone e gjithkund
Përgjigju