TIRANË- Çmimi i karburanteve në treg po rritet çdo ditë. Krahasuar me vitin e kaluar kur çmimet pësuan rënie për shkak të mungesës së konsumit, shtrenjtimi për naftën është me 15 deri në 25 lekë për litër. Edhe pse vëmendja kryesisht përqendrohet tek çmimi i naftës dhe i benzinës, shtrenjtim të ndjeshëm ka pësuar edhe gazi.
Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 90 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.
Nga një vëzhgim i kryer nga Report TV, në disa pika karburanti në kryeqytet vihet re se çmimet luhaten nga njëra pikë në tjetrën. Ka karburante që çmimi i gazit është 65 lekë dhe ka të tjetra që një litër është 89 lekë. Ndërkohë në muajin korrik kur ndodhi edhe shtrenjtimi i naftës gazi luhatej mes çmimit 60-72 lekë.
Gazi përdoret gjerësisht nga qytetarët shqiptar si një mënyrë për të kursyer, madje ka qytetarët që për këtë arsye ndërronin impiantin e makinës duke e bërë benzinë/gaz.
Nga ana tjetër nuk ndalet rritja e naftës dhe e benzinës. Në 15 korrik në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 170-175 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar. Ndërsa tani nafta luhatet në shumicën e karburanteve është 177 lekë, kurse benzina arrin deri 180 lekë.
Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu rritja e kërkesës për konsum ka rritur edhe çmimin për shkak të ofertës së ulët në treg. Këtë argument jep edhe Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiare.
“Në tregjet e lëndëve të para, çmimet e naftës kanë vijuar të rriten gjatë këtij viti, të ndikuara nga faktorë të kërkesës dhe ofertës. Rimëkëmbja e aktivitetit botëror dhe veçanërisht rritja e aktivitetit të transportit ajror pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes, rriti ndjeshëm kërkesën për naftë dhe nënproduktet e saj, ndërkohë që oferta nga vendet prodhuese rezultoi e pamjaftueshme. Pritet që kontributi i këtij faktori të zbehet në kushtet kur zinxhirët e prodhimit dhe të shpërndarjes do të normalizohen gjatë muajve në vazhdim”, thuhet në raport.
Ndërsa nga Konfindustria thonë se ndikim jo të vogël ka edhe mënyra se si është organizuar tregu i karburanteve në Shqipëri që në thelb është i tipit oligopol dhe kartel me pasojë mungesën e konkurrencës. Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar. Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa.
duke pare pagat qe kemi,normal kostoja e jeteses eshte rritur,cmimet sherbimet jane rritur,pagat kane ngelur njesoj,eshte e pamundur te perballohet gjithe ky pisllek financiar qe rendin ne cdo familje,
PërgjigjuFatkeqesisht, ne gjithe Europen po rritet cmimi energjise me 10-20%... Keto kriza provojne faktin se shtetet nuk drejtohen me nga politikanet apo Qeverite perkatese. Cdo gje drejtohet nga biznesi, paraja e madhe qe eshte ne loje... Ketu ne Belgjike jane rritur cmimet ne ekstrem, cdo gje eshte rritur... besoj e njejta gje ne vende te tjera. Krizat i krijojne superpasaniket, nuk kane me cfare ta shtyjne jeten. Asnje Qeverie nuk i intereson te kete kriza ekonomike se dmth qe humbet pushtetin... Zoti na ruajtet te gjitheve!
PërgjigjuKrahas influencës si rritjes së karburantit në tregun ndërkombtarë,këtu ka dhe dy abuzime të mëdha:1.Abuzim në ciësinë e karburanteve dhe;2.Abuzim tarimin e pompave të pikave të shitjes që japin në ekran më shumë me marifete teknike ndërkohë që ështëë pak në litra në depozitën e mjetit.
PërgjigjuPo pse nuk hapni Ballshin, ajo uzine e mbulon nevojen e tregut vendas, dhe mund te ulet çmimi.
PërgjigjuTe na rroje TAPi.
Përgjigju