Vëzhgimi i Report Tv/ 105 mln lekë investime, 'Syri i Kaltër' s'ka ende parkim dhe tualetet janë pa ujë! Pa zgjidhje për transportin, vizitorët ecin 2 km

8 Korrik 2022, 16:22| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 16:50

  • Share

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro do të deklaronte në seancën e 23 qershorit në parlament se punimet në Syrin e Kaltër kanë përfunduar, ndërsa sipas saj, është shmangur trafiku dhe problematika e parkingut.

"Syri i Kaltër kishte statusin monument natyre vetëm pjesa e burimit, sot e kemi park natyror me sipërfaqe 299 ha. Sapo është bërë një investim dhe nuk është më batërdia e makinave si dhe nuk përdoret më si pishinë për tu larë. Ju ftoj të vini edhe ta shijoni se është një ndër punët e mira që po bëjmë në zonat e mbrojtura", tha ajo.

Report Tv ju përgjigj ftesës së ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro për të vëzhguar 'Syrin e Kaltër'. Me qindra automjete janë të parkuara në shpat, ku qartësisht vihet re se punimet për parkimin publik ende nuk janë kryer.

Kalojmë traun dhe kundrejt pagesës prej 500 lekësh për person hyjmë në pedonale bashkë me turistët e shumtë vendas e të huaj. Rruga e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe biçikleta, e gjatë 2 kilometra deri te burimi i Syrit të Kaltër të ofron një pamje të mrekullueshme, por tejet e lodhshme për të moshuarit. Ata kërkojnë vendosjen e një treni apo autobusi elektrik.

"Ne që vijmë nga andej pse duhet qe ecim në diell?!"

"Nëse do e dinim se s'ka transport nuk do ta bënim këtë rrugë".

"Shumë bukur, por puna e transportit nuk është mirë".

"Na nevojitet një tren elektrik për lëvizjen e njerëzve",  - thanë turistët.

Tualetet publike megjithëse kanë përfunduar, dyert e tyre qëndrojnë të mbyllura.

Ndryshe nga sa pretendon Kumbaro, turistët vijojnë të zhyten në ujë. Vizitorët nuk e respektojnë rregullat, ndërsa punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk shihen në park, përveçse tek trau ku mbledhin paratë e biletave.

Ky investim i ka kushtuar buxhetit të shtetit 105.650.386 lekë. Punimet kanë nisur në korrik 2021 dhe duhet të përfundonin më 1 Maj 2022.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/07/2022 00:27

    Kumbaraja nuk zhgenjen asnjehere kur eshte fjala per pune gjysmake,ose te pasakta.Jam shume dakord me turistet,jo vetem qe duhet vene nje automjet aty,por duhet te jete i tille qe te marre dhe ata qe vijne me karroca invalidi,pra t'i ulet rrota dhe te jete i pajisur me ramp qe hapet e mbyllet per karroca invalidi,sic i ka bota.Disa peme me shume per te krijuar me shume hije,stola te mbuluar,pergjate shetitore dhe ndonje fontane uji te pijshem,aty ketu nuk do te ishte keq te vendoseshin.

    Përgjigju
  • Meri: 08/07/2022 19:13

    Ministria te ngre nervat me menyren e te folurit.

    Përgjigju
  • Bim: 08/07/2022 17:56

    Treni shpresojm qe mos ta vendosin kurre se ai vend nuk mund te jet nje pike er turizem masiv instagramash por per njerez qe kan deshire te ecin ne natyre e te kalojn nje dite aty

    Përgjigju
    • ZENEL RRAKALI: 08/07/2022 19:19

      jo re, po ata qe vijne nga jasht shtetit qe duan ta shohin si atraksion turistik, apo te zvarriten si gjith te tjeret. Ke dale ndonje here jasht shtetit O BERHIM? SEPSE NE KOPSHTE ZOOLOGJIKE APO KANIONE TE NDRYSHME DHE KUDO KU KA VEND PER TURISTET KA MAKINA ELEKTRIKE. PO JA CTI BESH, MENDJE SI KJO E JOTJA E LENE SHQIPERIN ATY KU ESHTE DHE DO TE MBETET PERJETESISHT E TILLE DERISA SIC THOTE FISHTA “ FEMIJET DUHET TE RRITEN JETIM” QE TE NDRYSHOJ VENDI. JE NJE IDIOT

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?