Vëzhgimi i Report Tv/ Të moshuarit më të bindur për maskën! Në Tiranë shumë të rinj neglizhojnë

24 Tetor 2020, 16:45| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 17:11

  • Share

TIRANË - Që prej datës 15 tetor mbatja e maskës u bë e detyrueshme kudo si në ambientet e brendshme dhe në ato të jashtme. Nga ajo ditë duket se ka pasur një sensibilizim nga ana e qytetarët të cilët të ndërgjegjëshëm për situatën e shkaktuar nga covid-19, tashmë lëvizin me maska.

Më të ndërgjegjësuar janë të moshuarit të cilët jane dhe më te riskuar për tu prekur nga covid-19 dhe lëvizin kudo me maska ndërsa  më neglizhentë janë të rinjtë që i shohim në rrugët e kryeqytetit pa maska.

Edhe pse mosha e re eshtë më pak e riskuar për të kaluar forma të rënda të virusit,mbatja e maskës për ta duhet kthyer në një zakon.

Kjo për shkak se pabindshmëria mund të bëhet shkak për infektimin dhe përhapjen e covid tek të afërmit e tyre.

Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake megjithëse ditët e para kryesisht në rolin e këshilluesit, vazhdojnë të vendosin gjobat për ata qytetarë që kapen duke lëvizur pa maska.Në 9 ditë janë vendosur rreth 3600 masa administrative që do të paguhen tek fatura e dritave.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?