Një 34-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në pranga pasi u kap nga policia Sarandë teksa transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin destinacion vendet e BE-së.
Shoferi i makinës me 10 emigrantët brenda po kalonte në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, kur u ndal për kontroll nga policia kufitare e Sarandës.
E pasi është zbuluar se po transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit, uniformat blu kanë vënë në pranga shoferin Bujar Syla 34 vjeç, banues në Kosovë.
Automjeti i përdorur nga 34-vjeçari u sekuestrua nga policia.
Ndërsa materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Sarandë.