SSC Napoli feston titullin e 4-t në qytet

Sport

VIDEO/ 200 mijë tifozë në shëtitore, Napoli feston titullin kampion me dy autobusë të hapur

26 Maj, 18:36| Përditesimi: 26 Maj, 18:38

  • Share

NAPOLI - Një 'lum' pasioni që 'rrjedh' paralel me detin, blunë e të cilit e ndan edhe vetë. Është spektakli i pabesueshëm i krijuar nga dyqind mijë tifozë të Napolit që u 'derdhën' përgjatë afërsisht tre kilometrave të bregdetit, duke filluar nga 'Piazza Vittoria', ku filloi parada e autobusëve të dekoruar për festimet e titullit kampion të 4-t në Serie A.

Krahasuar me euforinë e natës së së premtes, asgjë nuk ka ndryshuar. Gëzimi është ende i papërmbajtshëm. Trombë, flamuj, bomba tymi, altoparlantë përgatitën 'përqafimin' me të cilin ekipi u prit për të nisur festën. Kryetari i Bashkisë, stafi, presidenti i klubit dhe futbollistët mbërritën nga deti.

Një autobus ishte rezervuar për lojtarët, një tjetër për De Laurentiis, drejtuesit, stafin teknik dhe punonjës të tjerë të klubit. Ndërsa kalonin, një flakë blu shoqëronte dy automjetet, me bomba tymi dhe flamuj që valëviteshin. Parada zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë.

Një tjetër festë private për ekipin është planifikuar për mbrëmjen e së hënës, ndërsa nesër (27 maj) skuadra do jetë në Vatikan ku do pritet nga Papa Leoni i XIV.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?