Në 'Stadiumin e Dritave' në Lisbonë, Benfica fitoi thellë 5-1 me Club Brugge, duke mos e diskutuar kalimin për në çerekfinalet e Champions League. Në ndeshjen e kthimit, skuadra luzitane shënoi dy herë në pjesën e parë me Rafa Silva në të 38 minutë dhe Ramos në të 45+2 minutë. Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, teksa Ramos me dopietën personale shënoi golin e tretë në të 57 minutë. Joao Mario në minutën e 71 dhe Neres në të 78 dërguan shifrat në 5-0. Në minutën e 87 Meijer shënoi golin e flamurit për miqtë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Belgjikë, Benfica fitoi 2-0.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Chelsea mund Dortmundin dhe 'shkelmon' krizën në Champions League, Benfica kalon pa vështirësi Brugge mes 6 golave
S.Dh/ReportTv.al