Champions League zhvilloi këtë të martë dy ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8. Në çerekfinale kaloi Benfica, me djemtë e Roger Schmidt që kaluan pa vështirësi 5-1 Club Brugge. "Shqiponjat" ishin në avantazh të dy golave, pasi edhe në ndeshjen e parë në Belgjikë fituan 0-2. Me rezultatin e përgjithshëm 7-1, Benfica merr një biletë për në fazën çerekfinale të eventit. Në fazën tjetër kaloi edhe Chelsea, me "Blutë" e Potter që fituan 2-0 në Londër kundër Dortmund. Skuadra nga ishulli përmbysi humbjen 1-0 në Gjermani, në një ndeshje me emocione dhe që nisi me 10 minuta vonesë.
Në 'Stadiumin e Dritave' në Lisbonë, Benfica fitoi thellë 5-1 me Club Brugge, duke mos e diskutuar kalimin për në çerekfinalet e Champions League. Në ndeshjen e kthimit, skuadra luzitane shënoi dy herë në pjesën e parë me Rafa Silva në të 38 minutë dhe Ramos në të 45+2 minutë. Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, teksa Ramos me dopietën personale shënoi golin e tretë në të 57 minutë. Joao Mario në minutën e 71 dhe Neres në të 78 dërguan shifrat në 5-0. Në minutën e 87 Meijer shënoi golin e flamurit për miqtë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Belgjikë, Benfica fitoi 2-0.
Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi 2-0 me Borussia Dortmund, duke marrë të drejtën për në fazën çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e kthimit skuadra e Potter përmbysi humbjen 1-0 në Gjermani, teksa përballja ishte e luftuar. Goli i parë i sfidës u shënua nga Sterling në të 43 minutë. Pjesa e dytë nisi sërish me ritmin e Bluve, teksa Havertz shënoi nga pika e panalltisë në provën e dytë, pasi të në parën gaboi. VAR dhe arbitri përsëritën goditjen, kjo pasi lojtarët ishin në zonë gjatë tentativës së parë. Megjithë përpjekjet e verdhezinjve dhe numrin e shumtë të tifozëve që 'ndezën' stadiumin, Dortmund eliminohet nga Champions me rezultatin e përgjithshëm 2-1.