Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi 2-0 me Borussia Dortmund, duke marrë të drejtën për në fazën çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e kthimit skuadra e Potter përmbysi humbjen 1-0 në Gjermani, teksa përballja ishte e luftuar. Goli i parë i sfidës u shënua nga Sterling në të 43 minutë. Pjesa e dytë nisi sërish me ritmin e Bluve, teksa Havertz shënoi nga pika e panalltisë në provën e dytë, pasi të në parën gaboi. VAR dhe arbitri përsëritën goditjen, kjo pasi lojtarët ishin në zonë gjatë tentativës së parë. Megjithë përpjekjet e verdhezinjve dhe numrin e shumtë të tifozëve që 'ndezën' stadiumin, Dortmund eliminohet nga Champions me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Chelsea mund Dortmundin dhe 'shkelmon' krizën në Champions League, Benfica kalon pa vështirësi Brugge mes 6 golave
S.Dh/ReportTv.al