Momenti i sulmit ndaj arbitrave

VIDEO/ Akordoi penallti në minutën e 96, Emanuela Rusta merr 'lumë' ofendimesh në 'Loro Boriçi'! Siguria e shoqëron në tunelin e stadiumit

30 Tetor 2022, 12:27| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 12:30

  • Share

Vllaznia barazoi dje 2-2 me Erzenin për javën e dhjetë në Superligë shqiptare të futbollit. Vendasit e Mirel Josës nuk e mbajtën dot avantazhin e dyfishtë me Aralica dhe Malën, duke u barazuar nga Nonato dhe Kahrimanovic. Goli i dytë i shijakasve u shënua në minutën e 109 të ndeshjes nga penalltia.

Kryesorja Emanuela Rusta pas konsultimit me VAR në fundin e duelit akordoi 11 metërsh për miqtë. Dora e Heric ishte e dukshme që preku topin, me kryesoren nga Elbasani që drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Barazimi i Kahrimanovic bëri që tifozët në stadium të 'tërboheshin', duke drejtuar sharje dhe sende të forta në drejtim të Rustës.

Është dashur ndërhyrja e sigurisë, që me çadra mbrojtën arbitrat nga sendet e forta. Të njohur si dashamirës futbolli, në Shkodër duket se e tepruan me sharjet në drejtim të Emanuela Rustës, që drejton si kryesore ndeshjen e dytë këtë sezon.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionistu: 30/10/2022 15:14

    Te shpetosh teute dhe ballshi tomi gramozi dhe ade dhe bulqise te hidhete shorti kspionati balllkani dhe shorti mesdheu zagari ramadani per teute per ballshi shkelqim muca ada do jete tranjeri arjan bellai kurse gramosi devi breku devi muka julian ahmataj kurse tranjeri astri hasan lika ingrit fortusi

    Përgjigju
  • ta fala nga shijaku: 30/10/2022 12:45

    eh shijak shijak me halle ja fute vllaznise dhe e le si gerdalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?