Vllaznia dhe Erzeni barazuan 2-2 për javën e dhjetë në Superligë. Sfida prodhoi katër gola dhe në fund pati dramë, VAR dhe penallti nga erdhi goli i barazimit 2-2. Sfida u hap nga Aralica në minutën e 54, teksa Mala dyfishoi për vendasit në të 65 minutë.
Me dy gola të pësuar, Erzeni shtyu përpara dhe gjeti golin e parë me Nonato në minutën e 75. Krosimi i fundit nga këndorja në minutën e 96 ishte deçiziv për Erzenin, që mori penallti pas prekjes së topit me dorë nga Heric. Nga 11 metra nuk gaboi Kahrimanovic që shënoi për 2-2 në sekondat e fundit të sfidës.
Penallti erdhi edhe pas ndërhyrjes së VAR, me kryesoren Emanuela Rusta që fërshëlleu fundin e ndeshjes dhe priti verdiktin e teknologjisë. Pas shqyrtimit të pamjeve, elbasanasja akordoi 11 metësh që solli golin e barazimit për Erzenin.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kastrioti i shkakton Bylisit humbjen e katërt radhazi, Vllaznia barazim dramatik me Erzenin! Laçi thellon krizën e Teutës
S.Dh/ReportTv.al