VIDEO/ Alban Hoxha shpëton Partizanin nga humbja, Egnatia merr pikë në kryeqytet me ‘perlën’ e sezonit

18 Shtator 2023, 20:51| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 21:06

  • Share

Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e katërt në Superligë. Ndeshja në “Arenën e Demave” në kryeqytet ishte e luftuar dhe me raste, ndërsa ka qenë Alban Hoxha që i dha një pikë të kuqve të Zoran Zekiç.

Ndeshja nisi mirë për Partizanin, me Bintsouka që shënoi pas vetëm gjashtë minutave lojë. Asisti magjik i Taipit bëri që sulmuesi të dilte përballë Sherrit, duke ia lënë topin pas krahëve edhe pse në pozicion të prirët.

Për të vendosur ekuilibrat mendoi Fernando, që në minutën e 23-të nxori nga repertori një goditje fenomenale nga afro 30 metra. Marrje, kontroll dhe një goditje brilante me të majtën, bënë që Hoxha të befasohej në portë.

Pas këtij rasti Rrapaj goditi tranversën për Partizanin, ndërsa Alban Hoxha u në heroi i Partizanit. Në fundin e pjesës së parë gardiani 35-vjeccar ndali penalltinë e Duamenas.

Pas katër ndeshjeve, Egnatia me shtatë pikë mban vendin e dytë, tre pikë pas Tiranës kryesuese. Nga ana tjetër, Partizani me tre ndeshje (një më pak) mban vendin e pestë me pesë pikë.

 

 
 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partizon zemra Jim: 18/09/2023 22:43

    I modh je Alban, do ish mir ta mbaj ne port Tranjeri, edhe Shiltin ishte 40 vjec dhe luajtu ne komtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?