Festa e Ardit Hilës pas golit

VIDEO/ Kukësi 'në tapet' dhe zero pikë në Superligë, Tirana fiton 1-2 në transfertë

18 Shtator 2023, 17:57| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 21:10

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit vijon javën e katërt. Këtë të hënë, me fillim nga ora 16:00, Tirana fitoi 1-2 me Kukësin. Në "Kukës Arena" miqtë u treguan më të saktë në pjesën e dytë, aty ku u shënuan edhe golat. Me këto tri pikë, bardheblutë e Orges Shehit vijojnë të kryesojnë renditjen.

Pjesa e parë nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin dhe 45 minutat e para u mbyllën 0-0. Në fraksionin e dytë ishte Ardit Hila që kaloi në avantazh miqtë, me një gol nga brenda zonës. Në zhvillimet e një këndoreje, mesfushori përfitoi dhe mposhti Tafasin në portë.

Dhjetë minuta më vonë, Ilion Lika u tregua hero për Tiranën. Gardiani ndali goditjen me kokë të Beshiraj, duke shpëtuar të tijtë. Në minutën e 82 ishte Albi Doka që shënoi golin e qetësisë te Tirana dhe të parin për të këtë sezon. Në shtesën e shtatë (90+7), ishte Beshiraj që shënoi golin e nderit te Kukësi për rezultatin final 1-2.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 10 pikëve për vendin e parë, ndërsa Kukësi vijon mos ketë asnjë pikë këtë sezon, duke mbajtur vendin e fundit në elitën e futbollit shqiptar.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?