Në "King Power" vendasit e Leicester humbën 0-2 nga Arsenali. "Topçinjtë" u treguan më dinak se "Dhelprat" dhe siguruan tri pikë vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Mikel Merino (u fut në minutën e 69) ishte heroi i miqve me dopietën e tij në minutat 81 dhe 87-të. Me këtë sukses skuadra e Mikel Artetas ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, katër pikë pas kryesuesve të Liverpool që kanë një ndeshje më pak.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. City 'pa frena', Omar Marmoush tripletë! Arsenali triumfon me dy gola dhe i bën presion Liverpoolit në Premier League
S.Dh/ReportTv.al
