Festa e Arsenalit

Sport

GOLAT/ Man. City 'pa frena', Omar Marmoush tripletë! Arsenali triumfon me dy gola dhe i bën presion Liverpoolit në Premier League

15 Shkurt, 16:19| Përditesimi: 15 Shkurt, 22:11

  • Share

ANGLI - Premier League është në raundin e 25-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30 me fitoren 0-2 të Arsenalit kundër Leicester. Në orën 16:00 Manchester City fitoi 4-0 kundër Newcastle me tripletën e Omar Marmoush. Sukses për Bournemouth dhe Brentford, ndërsa spikati humbja e Nottingham në Londër kundër Fulham.

Në "King Power" vendasit e Leicester humbën 0-2 nga Arsenali. "Topçinjtë" u treguan më dinak se "Dhelprat" dhe siguruan tri pikë vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Mikel Merino (u fut në minutën e 69) ishte heroi i miqve me dopietën e tij në minutat 81 dhe 87-të. Me këtë sukses skuadra e Mikel Artetas ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, katër pikë pas kryesuesve të Liverpool që kanë një ndeshje më pak.

Spektakël në "Etihad". Manchester City harroi humbjen me Real Madridin në Champions League dhe fitoi 4-0 kundër Newcastle, kjo falë tripletës së afrimit të ri të janarit, egjiptianit Omar Marmoush. Përpara tifozëve të tij sulmuesi gjeti golat në harkun e 14 minutave. Konkretisht në të 19 minutë pas asistit të Ederson nga porta, në të 24' pas pasimit të Gundogan dhe në të 33 minutë me pasimin e Savinhos, duke bërë që tifozët e Cityt të dashurohen menjëherë pas tij. Në fundin e sfidës City shënoi edhe me McAtee për "pokerin" e kësaj jave.

Premier League, raundi 25-të:

E shtunë, 15 shkurt 2025

13:30 Leicester 0-2 Arsenal

16:00

Aston Villa 1-1 Ipswich

Fulham 2-1 Nottingham

Manchester City 4-0 Newcastle

Southampton 1-3 Bournemouth

West Ham 0-1 Brentford

18:30 Crystal Palace 1-2 Everton

Renditja:

Ora 17:59
VIDEO/ Marmoush shkëlqen me tripletë për 14 minuta, Man. City fiton 4-0 kundër Newcastle


Spektakël në "Etihad". Manchester City harroi humbjen me Real Madridin në Champions League dhe fitoi 4-0 kundër Newcastle, kjo falë tripletës së afrimit të ri të janarit, egjiptianit Omar Marmoush. Përpara tifozëve të tij sulmuesi gjeti golat në harkun e 14 minutave. Konkretisht në të 19 minutë pas asistit të Ederson nga porta, në të 24' pas pasimit të Gundogan dhe në të 33 minutë me pasimin e Savinhos, duke bërë që tifozët e Cityt të dashurohen menjëherë pas tij. Në fundin e sfidës City shënoi edhe me McAtee për "pokerin" e kësaj jave. Tanimë "Qytetarët" me 44 pikë ngjiten në pozitën e katërt të Premier League, duke lënë Newcastle në vendin e shtatë.

Ora 16:22
VIDEO/ Arsenali tregohet 'dinak', fiton 0-2 kundër Leicester me dopietën e Merinos

Në "King Power" vendasit e Leicester humbën 0-2 nga Arsenali. "Topçinjtë" u treguan më dinak se "Dhelprat" dhe siguruan tri pikë vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Mikel Merino (u fut në minutën e 69) ishte heroi i miqve me dopietën e tij në minutat 81 dhe 87-të. Me këtë sukses skuadra e Mikel Artetas ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, katër pikë pas kryesuesve të Liverpool që kanë një ndeshje më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?