Spektakël në "Etihad". Manchester City harroi humbjen me Real Madridin në Champions League dhe fitoi 4-0 kundër Newcastle, kjo falë tripletës së afrimit të ri të janarit, egjiptianit Omar Marmoush. Përpara tifozëve të tij sulmuesi gjeti golat në harkun e 14 minutave. Konkretisht në të 19 minutë pas asistit të Ederson nga porta, në të 24' pas pasimit të Gundogan dhe në të 33 minutë me pasimin e Savinhos, duke bërë që tifozët e Cityt të dashurohen menjëherë pas tij. Në fundin e sfidës City shënoi edhe me McAtee për "pokerin" e kësaj jave. Tanimë "Qytetarët" me 44 pikë ngjiten në pozitën e katërt të Premier League, duke lënë Newcastle në vendin e shtatë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. City 'pa frena', Omar Marmoush tripletë! Arsenali triumfon me dy gola dhe i bën presion Liverpoolit në Premier League
S.Dh/E.H/ReportTv.al
