Kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen fitoi 5-0 kundër Salzburgut në raundin e pestë në Champions League. Ishin minutat e para të ndeshjes kur arbitri ukrainas Mykola Balakin vendosi të akordonte penallti të diskutueshme për vendasit, që u kthye në gol nga Uirtz.
Patrik Schick gjuajti drejt portës, topi goditi këmbën e mbrojtësit Samson Baidoo, më pas u përplas në bërrylin e tij dhe ukrainasi tregoi një goditje nga pika e bardhë. Për ta bërë më skandaloz këtë vendim, sërish arbitri i qëndroi vendimit për penallti edhe pas konsultimit me VAR.
Sipas rregullores, në të tilla raste kur topi prek më parë në trup dhe më pas në dorë brenda zonës, nuk konsiderohet penallti. Video e momentit është e komentuar nga tifozët.
????⚫️ Bayer Leverkusen ???? ????⚪️ RB Leipzig
— Referees are not good at being referees (@RedCardGiven) November 26, 2024
❌ Penalty should not have been awarded
The rules of handball can be quite unclear, but this situation isn’t one of them: if the ball hits your leg and then your hand, it’s definitely not a handball. That was an absolutely terrible call https://t.co/s6UvRs5ldI pic.twitter.com/PibQLtXqjU