Në "Brianteo" vendasit e Monzës u mposhtën 0-4 nga Atalanta. Tanimë të rrëzuar zyrtarisht në Serie B, Monza nuk kishte motiv për të dhënë më të mirën në fushë dhe miqtë nga Bergamo e patën të lehtë të merrnin suksesin e plotë. Sfida nisi me një banderolë në kujtim të Riccardo Claris, ultrasit 26-vjeçar të Atalantës të vrarë me thikë në orët e para të këtij mëngjesi.
Dominimi i skuadrës së Gasperinit u pa që në minutat e para dhe De Ketelaere shënoi dy gola të shpejtë. Edhe në fraksionin e dytë zikaltërit gjetën rrjetën dy herë të tjera me Lookman dhe Brescianini. Me 68 pikë Atalanta mban pozitën e tretë, ndërsa në këtë duel 76 minuta luajti Berat Gjimshiti.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Ndalet Juventusi, Hysaj protagonist! Roma dhe Lazio garë për zonën Champions League! Atalanta 'poker' Monzës
S.Dh/ReportTv.al
